E Shtunë, 31 Tetor 2026

Derbi – i Prishtinës

Derbi i xhiros së 22-të të TechnoMarket Superligës së Kosovës në basketboll i ka takuar Sigal Prishtinës, e cila e mposhti Bashkimin në Prizren me rezultat 84:74. Të prirë nga Azemi dhe Mazreku, bardhekaltrit i fituan dy çerekët e parë (17:20 e 14:17), për të shkuar në pushim me avantazh prej 6 pikësh, 37:31.

Në periudhën e tretë prizrenasit u munduan të bënin diçka, duke fituar 23:21, por periudha e fundit i takoi prishtinasve (20:26), për rezultatin përfundimtar 74:84. Tek udhëtuesit, më të mirët ishin Edmond Azemi (25 pikë) dhe Blerim Mazreku (22), kurse tek vendësit u shquan Artan Kurti (23) e përforcimi i fundit Enes Haxhibulliq (16).

Në ndeshjen tjetër, Bambi ka fituar në Vushtrri kundër Kosovës me rezultat 72:60. Kurse, ndeshja e dytë derbi e kësaj xhiroje do të zhvillohet të enjten në Mitrovicë, prej orës 19:00, ndërmjet Trepçës, ekip ky që po synon seriozisht ta fitojë titullin e kampionit, dhe Pejës, e cila tani duket të jetë në formë më të mirë. Në të njëjtën ditë, në Gjilan, Drita do të ballafaqohet me Kolegjin EuroSport.

TechnoMarket Superliga – Xhiroja e 22-të
Rezultatet
Bashkimi–S. Prishtina 74:84
Kosova–Bambi 60:72

E enjte Ora
Drita–K. EuroSport 19:00
Trepça–Peja 19:00

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›