E Shtunë, 31 Tetor 2026

Premisa te reja ne Irak

Nga Henry a. Kissinger, - Ish-Sekretar amerikan i Shtetit

Fushata elektorale per zgjedhjet presidenciale amerikane ka qene kaq e zgjatur dhe kaq intensive sa duket funksionon brenda nje fshikeze, nuk duhet harruar se per te ndryshuar kete duhet te ndryshojne premisat e saj. Nje shembull i mrekullueshem eshte debati mbi terheqjen e forcave amerikane nga Iraku.

Gjate vitit te kaluar, shume njerez kane propozuar vendosjen e nje afati te fundit per terheqjen. Ithtaret argumentojne se nje date e qarte do te shtrengonte qeverine irakiane te pershpejtonte politiken e pajtimit; do te shpejtonte perfundimin e luftes; dhe do ti krijonte mundesite SHBA te perqendronte perpjekjet e veta ne rajone shume me te rendesishme nga pikepamja strategjike, te tilla si Afganistani. Mbi te gjitha, argumentojne ata, lufta eshte humbur, dhe terheqja do te perfaqesonte menyren me pak te kushtueshme per tu perballur me disfaten.

Keto premisa jane lene pas nga ngjarjet. Pothuajse te gjithe vezhguesit objektive bien dakord se ne te tre frontet e luftes se Irakut jane bere perparime te medha: Al-Kaida, forcat xhihadiste Sunnite te rekrutuara ne pjesen me te madhe jashte vendit, duket se jane duke u arrestuar ne Irak; kryengritja e suniteve vendas ne perpjekje per te rivendosur predominimin sunit ne pjesen me te madhe duket se ka vdekur; dhe qeveria e dominuar nga shiitet ne Bagdad ka arritur, te pakten perkohesisht, te kontrolloje milicite Shiite qe sfidonin autoritetin e saj. Pas vitesh zhgenjimesh, ne perballemi me nevojen qe te ndryshojme menderisht mekanizmat per te marre ne konsiderate perspektivat e dukshme te suksesit.

Sigurisht, ne tani nuk mund te themi nese keto ndryshime jane permanente, dhe ne cfare shtrirjeje, ose nese ato reflektojne nje vendim te kundershtareve tane, perfshi Iranin, per te administruar forcat e tyre per periudhen pas Administrates Bush. Por e dime se rezultati i konfliktit do te percaktoje tipin e botes ne te cilen administrates se re do ti duhet qe te ndjeke politikat e saja. Cilado aparence se forcat radikale islamike jane pergjegjese per nje disfate amerikane do te kishte pasoja te tmerrshme destabilizuese shume me tej rajonit. Prandaj kur dhe si duhet lene Iraku do te dale si nje vendim themelor per presidentin e ri.

Sidoqofte interpretimi i ngjarjeve te koheve te fundit, pjesa sunite e Irakut ka krijuar forca lokale te mbeshtetura nga disa shtete sunite per te luftuar Al-Kaiden dhe rebelet vendas. Kjo, nga ana e saj, ka kontribuar ne zbutjen e shqetesimeve sunite mbi te lenit e tyre menjane nga shumica Shiite. Duke shikuar me tej, rajoni kurd ka zhvilluar forcat e tija te vete-mbrojtjes.

Ne kete menyre, perspektivat per pajtim midis tre pjeseve te vendit; kurde, Shiite dhe sunite; duket se jane shfaqur jo permes legjislacionit, ashtu sic supozonin rezultatet e Kongresit duke aplikuar eksperiencen amerikane, por nga nevoja dhe si nje mase e ekuilibrit ushtarak dhe politik. Qekur nevoja per trupa amerikane per tu marre me nje kryengritje masive eshte zvogeluar, ato mund te perqendrohen gjithnje e me shume per te ndihmuar qeverine irakiane qe ti rezistoje presioneve nga vendet fqinje dhe shperthimeve te rastesishme te sulmeve terroriste te Al-Kaides ose te miliceve te mbeshtetur nga iranianet. Ne kete ambient, zgjedhjet e ndryshme kombetare dhe lokale te parashikuara ne muajt e ardhshem ne Kushtetuten e Irakut mund te ndihmojne ne krijimin e institucioneve te reja te Irakut.

Tani mund te krijohet nje rezerve strategjike nga SHBA nga disa prej forcave qe ndodhen aktualisht ne Irak, disa prej ketyre forcave mund te levizin ne zona te tjera te kercenuara ndersa te tjera mund te kthehen ne SHBA. Dislokimi amerikan eshte transformuar nga abdikimi ne pjese te nje projekti gjeostrategjik. Pika kulmore e tij duhet te jete nje konference diplomatike e ngarkuar per te vendosur nje marreveshje formale paqeje. Nje konference e tille ishte mbledhur per here te pare ne nivelin e ministrave te Jashtem, dy vjet me pare. Ne te moren pjese te gjithe fqinjet e Irakut, duke perfshire Iranin, Sirine dhe Egjiptin; dhe anetaret e perhershem te Keshillit te Sigurimit te OKB-se. Kjo konference duhet te rimblidhet dhe te ngarkohet me percaktimin e nje statusi nderkombetar per Irakun dhe garancite per ta zbatuar ate.

Vec kesaj, jane duke u bere perpjekje rajonale per te stabilizuar situaten. Turqia eshte duke u perpjekur per te ndermjetesuar midis Izraelit dhe Sirise, nje iniciative e Katarit ka rritur te pakten nje pushim te perkohshem te luftimeve ne Liban.

Vendosja e nje afati te fundit eshte menyra me e sigurt per te minuar keto perspektiva premtuese. Kjo do te inkurajonte grupet e brendshme, ne pergjithesi te mundura, te qendronin te fshehur derisa te dale nje bote shume me e pershtatshme per mbijetesen e tyre nga largimi i forcave amerikane. Al-Kaida do te kishte nje afat perfundimtar kundrejt te cilit do te pergatiste nje rifillim ne shkalle te gjere te operacioneve. Dhe kjo do ti jepte Iranit nje nxitje per te perforcuar mbeshtetesit e tij ne komunitetin shiit per periudhen pas terheqjes amerikane. Vendosja e nje afati fiks perfundimtar do te prishte edhe asetet e nevojshme per fazen e fundit te luftes diplomatike.

Kontradiktat e pandashme te planit per nje terheqje te planifikuar shtojne veshtiresite. Sipas skemave te percaktuara te terheqjes, trupat ushtarake duhet te terhiqen, por forca te mjaftueshme do te mbeten per te mbrojtur ambasaden amerikane, per te luftuar nje rifillim te Al-Kaides dhe per te kontribuar ne mbrojtjen kunder nderhyrjes nga jashte. Por detyra te tilla kerkojne forca luftime, jo forca mbeshtetese, dhe polemika e parashikueshme mbi dallimin e pakuptueshem do te shkepuse ne pergjithesi vemendjen nga objektivi diplomatik.

As terheqja nga Iraku nuk eshte e nevojshme per te cliruar forca per operacionet ne Afganistan. Nuk ka nevoje per te rrezikuar perpjekjet ne Irak per te derguar dy ose tre brigada shtese ne Afganistan; keto trupa mund te vihen ne dispozicion edhe ne mungese te nje afati perfundimtar. (Duhet te mbahet shenim se une jam nje mik i Senatorit Xhon Mekkein dhe ndonjehere e keshilloj ate).

Me nje gjest pozitiv, mbrojtesit kryesore te nje afati te percaktuar per terheqje, duke perfshire Senatorin Barack Obama, kohet e fundit kane parashtruar idene se si terheqja ashtu edhe forcat ne terren duhet te jene mbeshtetur mbi gjendjen ne vend. Por nese ceshtja qendron ketu, perse duhet te vendoset nje afat perfundimtar? Kjo do te sugjeronte me shume nje levizje te debatit drejt kushteve per terheqje sesa koordinimin e saj.

Keto gjykime shpjegojne sjelljen e kryeministrit te Irakut, Nouri al-Maliki me rastin e vizites se Obames ne Irak. Maliki eshte duke negociuar me administraten Bush mbi marreveshjen per statusin e forcave amerikane qe do te mbeten ne Irak. Per shkak te qendrimit popullor dhe afrimit te zgjedhjeve lokale, ai mesa duket deshiron te beje te ditur se prania amerikane te mos ishte planifikuar si nje pushtim permanent. Aksidenti i arritjes se nje kandidati per postin e presidentit, i cili ka shpallur tashme pikepamjet e veta mbi kete ceshtje, perforcon kete nxitje. Refuzimi i planit te terheqjes se senatorit perballe nje kontigjenti te madh gazetaresh do te kishte qene si te armiqesoheshe me dike qe Malikit do t'i duhet te negocioje si president.

Prania amerikane ne Irak nuk duhet te jete paraqitur si nje ceshtje te hapur; kjo nuk do te ishte mbeshtetur as nga opinioni i brendshem irakian dhe as nga ai amerikan. Por kjo nuk duhet te parashtrohet as ne termat e afateve te ngurta perfundimtare. Vendosja e kesaj balance eshte nje menyre qe vendi yne te dale bashkerisht me nje rezultat konstruktiv. Tridhjete vjet me pare, Kongresi nderpreu ndihmen per Vietnamin dhe Kamboxhian, dy vjet me pas trupat amerikane u terhoqen dhe forcat vendase ishin akoma te deshperuara per te rezistuar. Ndarjet e brendshme kishin mposhtur te gjitha konsideratat e tjera. Ne nuk duhet te perserisim tragjedine qe ndodhi pas kesaj.

Presidenti i ardhshem ka nje mundesi te madhe per te stabilizuar Irakun dhe per te vendosur bazat per nje kthese vendimtare ne luften kunder xhihadizmit radikal dhe per nje Lindje te Mesme shume me paqesore. Sigurisht ai do te doje te vleresoje situaten ne terren perpara se te fiksoje nje strategji per mandatin e tij. Ai nuk duhet te jete kufizuar tek urdhrat e ngurta per te perligjur parimet e se kaluares, pak rendesi sesa bindese mund te duken ato.

Terheqja eshte nje mjet; perfundimi eshte nje bote me e qete dhe me premtuese.

Marre nga "The Washington Post"


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›