Cfare do te deshironim nga Kina
Nga Frank-Walter Steinmeier, - Minister i Jashtem i Gjermanise
Pas disa ditesh fillojne Lojrat Olimpike. Nen shenjen e Unazave gjithe bota shikon nga Kina. Bota pyet: Cfare vendi eshte ajo? Shifrat flasin gjuhen e tyre, megjithate, ne rastin e Kines ato nuk jane aspak te arsyeshme: Me shume se 100 qytete me mbi 1 milion banore. 1800 miliard USD rezerva valutore. Dhe te pakten nga viti 2035 ekonomia me e madhe boterore. Padyshim, ngritja e Kines ka ndryshuar boten.
Ka shume vende ne rritje: tek to bejne pjese Rusia, India, Brazili, vendet me nafte te Gjirit Persik, edhe Meksika me Afriken e jugut. Megjithate: Kur ne te flasim mbi boten e se nesermes, shume gjera do te varen nga ajo sesi do te zhvillohet Kina.
Internet kafe ne vend te bibles se Maos
Cfare deshirojme nga nje vend i tille? Pike se pari ne duhet te pranojme, se cfare zhvillimi i paimagjinueshem ka ndodhur ne dekadat e fundit. Kur e ka vizituar Kinen per here te fundit para 30 vjetesh, sot nuk do ta njohe aspak. Ne vend te njetrajtshmerise komuniste siluetat e qyteteve te medha. Ne vend te Bibles se Maos, Internet-kafete ne cdo cep rruge. Ne vend te bicikletave, miliona makina te prodhimit vendas.
Megjithate nuk eshte rritur vetem ekonomia, por edhe vetebesimi, njekohesisht edhe liria. Por jane rritur edhe problemet: migrimi nga fshati, urbanizimi i nxituar, ndotja e mjedisit, energjia gjithnje e me e kufizuar, zhvillim i pershpejtuar i ekonomise, problemet demografike.
Per kete arsye besoj se ne te deshirojme mbi te gjitha nje gje nga Kina: Qe ajo te trajtoje kete ceshtje ne menyre te pergjegjshme, qe te gjykoje ne menyre te drejte pergjegjesine gjithnje e me te madhe te saj. Nga brenda, qe gjate modernizmit te mund te shmange shtremberimet sociale. Qe rritja ekonomike te jete ne perputhje me mjedisin. Qe te gjitha grupet etnike te marrin pjese ne zhvillimin e shtetit shumetnik. Qe te drejtat e njeriut dhe lirite themelore te plotesohen. Dhe shteti e shoqeria te vazhdojne te hapen.
Bota ne kerkim te nje rendi te ri
Pergjegjesi edhe per jashte vendit. Kina sot eshte "nje lojtar global". Ajo eshte ne Keshillin e Sigurimit. Ne konfliktin mbi programin berthamor me Iranin ajo ndodhet ne tavoline. Ajo luan nje rol te rendesishem jo vetem ne zonen perreth saj, por edhe ne rajone te tjera, si p.sh. ne Afrike. Influenca e saj po rritet edhe ne Paqesor. Kush ka vizituar ndonjehere universitetet amerikane te Bregut perendimor dhe ka pare sesa shume studentet me prejardhje kineze jane atje, e kupton, se ku e kam fjalen.
Per kete arsye, objektivi yne duhet te jete qe edhe ne arenen nderkombetare Kina te marre pergjegjesite e veta, te cilat i takojne per shkak te peshes se saj. Bota ka ndryshuar pas perfundimit te Luftes se Ftohte. Ajo eshte bere shume me e paqarte. Ajo eshte duke kerkuar nje rend te ri. Por dicka eshte e qarte ndersa vazhdon "matja e re e botes": Kines do ti duhet te luaj nje rol qendror.
Nese per mbrojtjen e klimes, per sigurimin e furnizimi me energji, ne zgjidhjen e konflikteve nderkombetare si ai ne Lindjen e Mesme ose ne gadishullin Korean, ne tema te tilla te rendesishme si mosperhapja e armeve berthamore ose carmatimi - pa Kinen do te jete pothuajse e pamundur per te gjendur zgjidhje. Ne kemi nevoje per nje partneritet te pergjegjshem global me Kinen.
Natyrisht ne duhet te flasim mbi Tibetin
Une do te kundershtoja kedo qe thote se kjo eshte nje detyre e lehte. Jo, kjo eshte nje rruge e gjate. Ketu duhet te trajtohen ne menyre te qarte edhe deficitet, si p.sh. tek te drejtat e njeriut. Duke iu referuar kesaj, kjo ceshtje akoma nuk ka perfunduar. Ketu me shume behet fjale sesi mund te arrihen permiresime konkrete.
Mendoj: jo permes konfrontimit, por permes bashkepunimit dhe dialogut. Per interesin reciprok ne duhet te flasim edhe mbi ceshtjet e veshtira. Natyrisht ne duhet te flasim edhe mbi Tibetin. Natyrisht ne kemi bere thirrje qe te nise nje diskutim i drejtperdrejte me perfaqesuesit e Tibetit, i cili duhet te prodhoje edhe rezultate konkrete. Sigurisht qe presim qe te kete perparime substanciale - edhe pas Lojerave Olimpike.
Por krahas kesaj ne duhet qe gjithnje te kerkojme bashkepunim: sigurisht ne ceshtjet ekonomike, ne mbrojtjen e mjedisit, ne teknologjite e pershtatshme me mjedisin, ne kapercimin e pasojave te termetit katastrofik, ne edukimin ose ne diskutimin mbi rolin e shtetit ligjor.
Ne javet e ardhshme ne do te mbeshtesin atletet tani. Jam I bindur se kjo ngjarje e madhe sportive do te ndikoje edhe per nje hapje te metejshme te Kines. Ne kemi te gjitha arsyet per ta uruar kete.
Marre nga: "Frankfurter Allgemeine Zeitung"