E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veteflijim per dy gra, njera vdes e helmuar, tjetra rende ne spital

Dy gra kane kryer aktin e vetesakrifikimit ne kushte te renda depresive diten e djeshme ne Perrenjas dhe ne Mallakaster. Nje prej tyre ka humbur jeten pasi kaperceu tre kokrra fotoksine qe mbante ne shtepi, kurse tjetra u hodh nga ballkoni i shtepise ne katin e dyte te nje pallati dhe eshte ne gjendje te rende ne spitalin e Elbasanit. Ngjarja e pare tragjike ka ndodhur ne fshatin Hekal te rrethit Mallakaster, ku 48 vjecarja Zybe Laze, nene e dy femijeve, gjeti vdekjen pasi ne gjendje depresive ka pire tre kokrra pesticide fotoksine. Burime zyrtare te policise se Ballshit, si dhe mjeket e spitalit Fier, pohuan per gazeten se 48-vjecarja ka kryer aktin rreth ores 10:30, pasi ka qene ne banesen e saj e vetme. Laze eshte gjetur prej familjareve ne gjendje te rende dhe u dergua me urgjence ne Spitalin e Fierit. Mjeket pohuan se 48-vjecarja ka mberritur ne oren 11:30 ne urgjence dhe eshte futur per terapi intensive, por nuk ka mundur te rezistoje me shume se 30 minuta, duke nderruar jete. Trupi i saj eshte derguar ne morgun e spitalit dhe pas rreth nje ore eshte marre prej familjareve. Policia mori deshmite e te afermve nga ku mesoi se prej disa muajsh viktima vuante nga depresioni per shkak te kushteve te renda ekonomike dhe sociale.

Ngjarja e dyte ka ndodhur po mengjesin e djeshem ne qytetin e Perrenjasit. Mesohet se 50-vjecarja Merushe S., prej kohesh vuante nga nje semundje mendore dhe ne momentin qe ka kryer aktin e hedhjes nga ballkoni i shtepise ka qene e vetme. Menjehere te demtuares i eshte dhene ndihma duke e derguar ne spital, ku mjeket konstatuan fraktura te shumta, por thane se lartesia nuk ka qene e madhe. Policia nisi hetimet dhe mori ne pyetje familjaret.

Xh.B/F.S


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›