E Shtunë, 31 Tetor 2026

Premtimet e Bullgarisë

Kryetari i Parlamentit, Jakup Krasniqi ka udhëtuar për në Bullgari, ku ka marrë mbështetjen e Sofjes për vazhdimin e bashkëpunimit ndërshtetëror.

Sipas mediave bullgare, Krasniqi ka kërkuar nga Sofja që t’i ndihmojë Kosovës në liberalizimin e vizave, derisa shteti bullgarë i ka dhënë mbështetje shtetit të ri për një zhvillim të përgjithshëm.

Krasniqi ishte shprehu optimist se verdikti i Hagës do të jetë në favor të pavarësisë së Kosovës.

Gjatë ditës së mërkurë zyrtarët e Kuvendit të Kosovës janë takuar me Kryetaren e Kuvendit të Bullgarisë, Cecka Caçeva, e cila ka konfirmuar se do ta vizitojë shtetin tonë.

Zyrtarët e Kuvendit janë takuar edhe me Ministrin e Ekonomisë dhe Financa, nga i cili kanë marrë premtime për investime në Kosovë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›