3 herë me Faithless

Njëri prej bendeve më të mira botërore “Faithless” po nis turneun e tyre më të ri.
Është qyteti i Shkupit i cili me datë 23 prill do ta pres këtë bend edhe pse mund të ishte Prishtina.
Kushtrim Sadiku, përfaqësues i produksionit Avalon për Kosovë zbulon një fshehtësi shumë interesante dhe fatkeqe për Kosovën.
“Plani ka qenë që turneu të nisë nga Prishtina, por nuk gjetëm përkrahjen e duhur për të nisur një projekt të tillë. Ndonëse kemi bërë përgatitje për tre muaj”, tha Sadiku.
Për Faithless kjo është hera e tretë që ndalet në qytetin e Shkupit të organizuara nga produksioni Avalon.
Kësaj here ata promovojnë albumin e tyre më të ri “The Dance”. “Për shkak të bashkëpunimit të mirë gjatë këtyre dhjetë viteve me Avalon, Faithless ka vendosur të nis turneun në Shkup. Koncertet e britanikëve në Shkup gjithnjë kanë qenë të stërmbushura, andaj ata kanë kërkuar të nisin turneun në Shkup. Menaxhmenti i Faithless ka një simpati të veçantë për Shkupin, dhe publikun e këtushëm”, thotë ai.
Menaxhmeti i Faithless, sipas Sadikut, ka paraparë të organizojë një turne me koncerte të vogla, do të thotë për 1-2 mijë persona. Mirëpo në Shuk do të ndodh diçka më e parë.
”Koncerti ishte paraparë të mbahet në sallën universale, me një kapacitet deri në 2 mijë persona, por interesimi i madh i publikut bëri që promotorët të ndërrojnë mendje, dhe ta bartin koncertin në Metropolis Arena (Panairi i Shkupit)”, tregon Sadiku.
Biletat deri para disa ditëve kanë mundur të gjenden në kafiteritë si Sokoli Mirusha, Papillon, Undergrand ndonëse sipas Sadikut tashmë nuk ka bileta por ka mbetur “vetëm forma e rezervimit nga se të gjitha janë shitur....”.
Pas 50 cent, tash Faithless, Shkupi do ta pres edhe një yll tjetër e ai është Bob Dylan. Koncerti i tij do të mbahet më 4 korrik, ndërsa pritet një spektakël i madh i Rock N Rollit. “Kjo do të jetë një mundësi e artë për adhuruesit e tij, të cilët po e shoh që janë shumë sidomos në Kosovë. Pas tij është Billy Idol, një nga legjendat e rokut të viteve 80-të, por i cili fare nuk është i harxhuar. Të gjithë ata që e kanë pa performancën e tij në Exit, e dinë shumë mirë se çfarë mund të bëjë ai. Koncerti i tij do të zhvillohet më 10 qershor në Shkup”, tha Sadiku.