Përurohet fjalori i Persizmave në gjuhën shqipe
Vepra e studiuesit Tahir Dizdari 'Fjalori i Orientalizmave" e redaktuar nga profesor Emil Lafe vjen në afro 600 fjalë si një fjalor i Persizmave në gjuhën shqipe.
Ky fjalor i përuruar në një mjedis akademik si salla qindore e Akademisë së Shkencave është iniciativë e Fondacionit Kulturor Saadi Shirazi në Tiranë. Vepra u vlerësua nga akademiku i arkeologjisë Myzafer Korkuti si një urë komunikimi me kulturën iraniane dhe vlerat e saj të përbotshme.
Përurimi i Fjalorit të Persizmave në Gjuhën Shqipe është një prej veprimtarive në kolanën e ngjarjeve të vitit 2010 të shpallur nga UNESCO si viti ndërkombtar i përafrimit të Kulturave nëpër botë.