Tik-Tak, një përrallë me kohë

Çdo trup me frymë që vjen prej qytezës së vogël është i pajisur me orë. Ato mundësojnë që të gjithë të zgjohen saktë në t’njejtën kohë, t’takohen e shkojnë në punë, t'ushqehen e bëjnë rituale fisnore. Jo të gjithëve u punon ora mirë, por gjithcili në rast parregullsie i drejtohet orëndreqësit.
Djalit të ri i ngutet ora e zemra i rreh' shpejt, plakës i është ndalë diku e pret, e doktori i orëve hapë dyqanin e tij zellshëm për t'iu përgjigjur prej së afërmi çdo shqetësimi akrepash në këtë qytezë.
N' kët’ përrallë sureale qytetarët e vegjël funksionojnë nën urdhër strikt tik-takesh. Duket se jemi pas luftës së dytë botërore, vitet e 50-ta, veshjet janë solemne dhe dialogët formalë. Arzana (Kraja) shikon afër, në kuadrat e saj ata duken portrete të karikueme të një kohe tjetër. Gjithçka është n’ritëm, muzika (Trimor Dhomi) realizon obligimet e bashkëpunëtorit të brendshëm, me delikatesë merr pjesë n’trazimin e qetësisë.
Përderisa Narratori dramatik i Arzanës në krejt kët’ zhurmë është zëri eksplicit i Kohës që sikur vëzhgon me tallje nga lartë.
Gjithçka do të ecte si sahati po qe se Sahati i Kullës të mos çmendej. Një mëngjes, akrepat e tij të mëdhenj u ndalën së sjelli në vend. Bashkë me ta e gjithë qyteza tundet.
Asnjëri nuk gjen veten kurrkund me kohë.
Këshilli i pleqve, i organizuem n’breze, mbyllet n’rrethin meditativ, asnjë nga pajisjet e tyre arkaike, librat e mëdhenj, s'bëjnë punë, nuk mund të sqarojnë disponimin e orës. Pas shumë hulumtimeve e bisedave t’çuditshme që rrallë prekin tokën, denojnë orëndreqësin e vetëm të qytezës me zgjidhje problemi. Orëndreqësi (Luan Jaha) merr detyrën dëgjueshëm, ngjitet në kullën e sahatit, rregullon akrepat, zbret ngadalë për të dalë bindshëm gjysmë shekulli më i plakun.
Nuk isha e sigurt çka m’tha saktë tregimi i Arzanës as Narratori i saj. Kisha përshtypjen se diku kisha lëshu fijen. Këshilli komik i pleqve n'raport me orëndreqësin krijojnë nji disballans kuptimesh, duket se ata mbajnë n’jetë njëri-tjetrin dhe pa orën në mes qenja e tyre asgjësohet. Sikur qyteti t’mos kishte orëndreqës, a do të dorëzoheshin nga orientimi n’kohë, apo ndoshta detyrën do t’ia linin n’prag një historiani?
Kisha përshtypjen se Arzana më dha përrallën që nuk mësohet në fëmijëri. Ishte për njëfarë qyteti ku koha kishte vendosë të bëjë jetë të pamvarun, pleqtë autoritativ të përrallës së saj n’mungesë idesh e zgjidhjesh, vënien nën kontroll të akrepave t’lirë ia lëshojnë n’dorë orëndreqësit, verbër, si me dekret. Orëndreqësi ia gjen qaren por kjo ekspeditë kushton gjysmë shekulli jetë njeriu.
Gjenerata e Arzanës ka qenë shpesh aktor në këtë lloj historie. Para 10 vitesh, kur ishim vetëm 18 vjeç pat ndodhë që qytetet i lam për tu kthye pas bombave si përkthyes ushtarësh e gazetarësh ose interpretuesish kulturor. Ishim të ri, por ora ndërroi bashkë me fëmijët e kësaj gjenerate, po me kët’ valë ata u bënë prindërit e prindërve të tyre, orëndreqës, secili në dhomën e vet. Atë vit kuptuam se ora ynë rrihte ndryshe, vizitorët shpëtimtar ishin aty për t’ia rregullu kahjen. Arzana kapë taktin e gjuhës së imazheve, në përpikmëri kujdeset për zhanrin ku e ka shtri filmin. Me qëllim që t'mos humbë asnjë çelës nga realizmi magjik ajo krijon kompozicione shkollore, dhe këputë kuadrin n’kohë por duke përfillë shumë tradicionalisht paternat e kornizës së zgjedhë. N’këtë aspekt simbolet e përdorura zhvillohen në mënyrë që duken dhe tingllojnë si ato të pionerëve të kinemasë dhe letërsisë prej kësaj pjese t’botës.
Në njëfarë mënyre Arzana gjithashtu më ngjanë edhe në orëndreqësin e saj. Me përfundimin e studimeve ajo nuk punoi asnjë film për nji kohë t’gjatë. Tani m'duket e shoh se çka bëri n'kullën e saj, hapi gjerë letrat për të rrëfyer mbi rrugëtimin që na jepet tradicionalisht si detyrë-përshtatja e orës sonë me atë të planetit, frikë nga të mbeturit pas. M'duket se m'tha se jo të gjithë nisemi në këtë rrugë për të fitu medale, disa e bëjmë edhe prej frike ose natyrës nënshtruese, e shpesh edhe prej budallakisë së pastër.
Përralla e Arzanës na porositë se përshtatja e orës qendrore të qytezës sonë me të gjithë orët që aspirojmë ti ndjekim pas, ndoshta do të na kthejë në të njëjtën hapësirë por neve në kujtime na ruhet edhe koha e mbledhur deri aty.
Info për filmin
’Kulla e Sahatit’ është film i shkurtë, prodhim i vitit 2009 në skenar dhe regji të Arzana Krajës. Filmi u punua nga një ekip artistësh të rinj përfshirë drejtorin e fotografisë Fitim Shala, kostumografen Vesa Kraja, kompozitorin Trimor Dhomi, producent Shkumbin Istrefin dhe një ekip i gjerë aktorësh në krye me Luan Jahën.