E Diel, 1 Nëntor 2026

Fushata Berisha inaguron rrugen Tirane-Elbasan Segment nevralgjik

Kur mbetet pak me shume se nje jave nga zgjedhjet vendore kryeministri Berisha ka inaguruar sot nisjen e punimeve per rrugen Tirane - Elbasan.

Ne nje ceremoni inaguruese qe ngjante me ate te 4 viteve me pare ne Kalimash nga nje podium qe mbante sloganin e zgjedhjeve te kaluara Berisha e cilesoi autostraden Tirane - Elbasan vepren e dyte me te madhe ne historine e kombit.

Autostrada Tirane - Elbasan me tunelin e Kerrabes perben pas rruges se kombit vepren e dyte me te madhe ne historine e kombit. Kjo autostrade shkurton me 50 minuta distancen e Tiranes me Elbasani shkurton ne dy te tretat distancen dhe pergjysmon edhe distancen me qytetet e tjera. Me kete rruge Tirana Elbasani dhe Durresi shnderrohen ne nje treg te perbashket u tha Berisha te pranishmeve.

Rruga eshte jete dhe ne po shtrojme nje gjallese gjigante qe do te lidhe Tiranen me Elbasanin. Me kete autostrade Tirana shnderrohet ne nje nga metropolet e Europes. Ky eshte segmenti me i kushtueshem me i rendesishem dhe me nevralgjik per vendin theksoi ai.

Nderkohe Berisha nuk la pa permendur edhe opoziten duke akuzuar deputetet e saj se hodhen pluhur kunder kesaj vepre.

Rruga me nje gjatesi prej 31.1 km do te kete nje kosto prej 36 miliarde lekesh ku vetem tunali i Kerrabes do te kushtoje 15.4 miliarde leke. Per ndertimin e autostrades qeveria ka kontaktuar nje firme greke.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›