E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ kercenon komisioneret per fletet e votimit

Mbledhja Vulat shtese vendimi miratohet ne teresi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do te penalizoje me shkarkim nga detyra dhe me ngarkesen financiare perkatese te gjithe ata komisionere te nivelit te dyte qe raportojne dokumentacione te ndryshme te regjistrimit te kandidateve dhe subjekteve zgjedhore ne zonat e tyre. Kjo ide ka lindur nga rastet e perseritura te vendimeve per regjistrim subjektesh te cilat mandej detyrojne KQZ-ne te ndryshoje permbajtjen e fletes se votimit cka edhe shoqerohet me kosto financiare. Keshtu dje ka qene komuna Bradashesh ajo qe ka nxitur skicimin e nje projekt-akti te tille pasi KQZ-ja ka qene e detyruar te pranoje vendimin e Kolegjit Zgjedhor per shtimin si subjekt te Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut. Kreu i komisionit Arben Ristani ka nenvizuar se sjellje te kesaj natyre jo vetem shoqerohen me dem financiar por vene ne dyshim edhe vete procesin zgjedhor per shkak te kohes shtese te prodhimit te fleteve te votimit.

Po keshtu KQZ-ja ka miratuar me 4 vota pro dhe 2 kunder aktin e prodhimit te vulave shtese per Komisionet e Qendrave te Votimit ne nje numer te barabarte me keto te fundit. Ato do te jene dyllojeshe nje per kryetarin e KQV-se dhe nje per sekretarin. Zv/kryetarja Subashi ka nenvizuar se vendimi nuk ka vlere pasi lloji i aktit kualifikohet te aktet normative qe kerkojne 5 vota. Per kete arsye PS-ja ka bere te ditur nje ankimim ne Kolegjin Zgjedhor. Vulat do te jene me numrin perkates te Qendres se Votimit shoqeruar me germen R dhe nuk do te shperndahen me bazen tjeter materiale por do te ruhen ne zyrat rajonale.

Nderkohe sa i perket ceshtjeve te rendit te dites KQZ-ja ka diskutuar dhe miratuar ne shumicen e tyre propozimet e ardhura per disa qendra votimi ne ambiente private ne te gjithe vendin. Per sa i perket 4 qendrave te Kamzes ato jane lene per tu ridiskutuar edhe njehere nisur nga vendosja dhe papershtatshmeria e propozimeve te ardhura nga pushteti lokal.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›