Gjinushi Kolegji zgjedhor vegel e KQZ-se
Kryetari i Socialdemokrateve Skender Gjinushi ka reaguar ashper pas vendimit te Kolegjit Zgjedhor per te mos regjistruar kete force politike per keshillin bashkiak ne qytetin e Shkodres. Ne nje interviste televizive Gjinushi tha se ky Kolegj Zgjedhor eshte kthyer ne nje vegel te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve dhe qeverise Berisha. Gjinushi leshoi kritika te forta edhe ndaj komisionit te zgjedhjeve duke e vleresuar nje institucion qe prej kohesh vepron nen urdhrat e mazhorances. Nderkohe vendimin e vleresoi absolutisht absurd dhe te pabazuar ne ligj. Shprehim keqardhjen dhe indinjaten kolegji kthehet ne nje maske te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve komision i cili tashme me kater vete eshte kthyer ne nje kamikaz te Sali Berishes dhe deformimit te zgjedhjeve. Vendimi i marre sot kunder Partise Socialdemokrate duket qarte absurdi i tij. Kolegji Zgjedhor merr urdhra politike eshte ne trysni politike. Ne i bejme thirrje te clirohet te mos behet pjese e manipulimit dhe e shkeljes se barazise se votes e gares se ndershme u shpreh Gjinushi.