E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prençi: "Vrasjet, ulje rekord"

Ahmet Prençi, drejtor i Policisë së Shtetit, i ftuar në Ora News foli për analizën vjetore të Policisë së Shtetit, për arritjet dhe dobësitë e saj.Ai deklaroi se e konsideron pozitive punën e policisë së shtetit, madje e konsideron veprimatarinë e saj, si më të mirën të realizuar në vitet e fundit. Prençi konsideroi si hapin më të rëndësishëm të policisë, evedentimin e saktë të veprave penale. "Në krahasim me vitin e kaluar kemi evidentuar 3000 vepra penale më shumë dhe kjo është për tu vlerësuar", u shpreh ai. Drejtori i Policisë së Shtetit nënvizoi edhe vendosjen e një projekti pilot në Tiranë, që çdo krim që bëhet të hyjë në sistem , në mënyrë që të ndiqet hap pas hapi. Ky projekt do nisë në janar. Prençi theksoi se "Nuk kemi rritje të kriminalitetit, por policia është përpjekur të zbardhë çdo kallëzim të qytetarit". Ahmet Prençi vlerësoi si shumë të rëndsishëm rizbardhjen e krimeve të vjetra. "Rizbardhja e krimeve të vjetra ishte prioritet i policisë dhe do mbetet edhe për 2009-ën. 215 dosje të veprave janë rifilluar, dhe më shumë se për gjysmën e tyre është bërë arrestimi i të akuzuarëve".Ndër arritjet e vitit 2008-të, drejtori i Policisë së Shtetit vlerësoi së pari zbatimin nga ana e policisë të programit të qeverisë dhe ministrisë së Brendshme. Së dyti, ai theksoi se në sajë të punës të bërë nga Policia e Shtetit, është bërë e mundur rritja e besueshmërisë së policisë shqiptare përballë partnerëve në rajon. Sipas Prençit një rëndësi e veçantë dhe arritje këtë vit konsiderohet edhe goditja e grupeve kriminale të drogës, ku falë punës së policisë, Shqipëria nuk mund të jetë më një vend i sigurt për kalimin e drogës. "Lufta kundër korrupsionit," tha Prençi "është një nga arritjet më të mëdha, ku falë edhe strategjisë së qeverisë, policia nuk është e vetme në këtë luftë, ndaj mund të flasim për progres real. Janë goditur zyrtarë dhe funksionarë publik, është 5- fishuar raporti në krahasim me vitin e shkuar sa i përket luftës kundër korrupsionit. Policia rrugore konsiderohet prej Prençi-t si një tjetër progres që është bërë në 2008-ën, pasi janë evidentuar disa aksidente me pasojë vdekjen. Sa i përket akuzave për dhunë nga forcat e policisë, Prençi nënvizoi se"Ligji i jep rëndësi të drejtave të njeriut. Nga drejtuesit e strukturave, reagimi ndaj këtij fenomeni është shumë i ashpër". Në fund të fjalës së tij në Ora News, Ahmet Prençi deklaroi se falë masave që janë marrë nga policia e shtetit, shqiptarët do të mund të festojnë të qetë ndërrimin e viteve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›