Prençi: “Hapëm 215 dosje të krimeve të vjetra”
Autori i Lajmit: red.
Zbardhja e krimeve të vjetra është një ndër objektivat kryesore për Policinë e Shtetit. Ky është cilësuar viti i suksesit në lidhje me zbardhjen e tyre dhe vënien para drejtësisë të autorëve. Kreu i Policisë së Shtetit, Kryekomisar Ahmet Prençi, ka bërë të ditur dje se vetëm gjatë këtij viti janë zbardhuar 115 ngjarje të vjetra. Ndërkohë që po gjatë së njëjtës periudhë janë hapur 215 dosje. Ndërsa në lidhje me dhunën në familje kreu i policisë ka pohuar se ky krim është rritur ndjeshëm, por në të gjitha rastet që janë marrë në mbrojtje nga ky institucion, janë parandaluar ngjarjet e rënda. Gjatë intervistes, Prencci u shpreh se gjatë këtyre pushimeve verore, kushtet e sigurisë për pushuesit shqiptarw dhe ata të huaj kanë qenë prioritet i policisë. Ai u shpreh se gjatë këtyre pushimeve nuk ka pasur asnjë incident të rëndë, por vetëm disa vjedhje sporadike. Këto vjedhje kanë qenë vepër e disa minoreneve, ndaj të cilëve janë marrë veprimet e duhura procedurale, tha ai. Sipas Prenccit, policia është në shërbim të komunitetit në ccdo rast dhe ata janë të parët që u shkojnë në ndihmë qytetarëve
Në vendin tonë është shënuar një numër i konsderueshëm aksidentesh. Ç mund të na thoni në lidhje me këtë?
Mua më rezulton që numri i aksidenteve është ulur, krahasuar me vitin e kaluar. Megjithë një fluks të madh të ardhurish, 250000 veta kanë hyrë në Shqipëri dhe parashikohen aksidente të tilla. Këtë vit janë 61 të vdekur më pak se vitin e kaluar. Patrullat e Policisë Rrugore janë në gatishmëri dhe kemi bërë shumë për të parandaluar.
Dhuna në familje ka shënuar shumë viktima. Çfarë ka bërë Policia e Shtetit për parandalimin e saj?
Krimet më të mprehta, si vrasja, është ulur në krahasim me vitin e kaluar. Vrasjet në familje zënë pjesën më të madhe. Kemi marrë masa për dhunën në familje dhe konfliktet në familje. 130 urdhra për mbrojtje janë lëshuar nga policia në bashkëpunim me gjykatën. Në asnjë rast, kur ne kemi marrë në mbrojtje, nuk kemi pasur ngjarje të rëndë. I bëj thirrje opinionit publik që t i drejtohet policisë për të kryer veprimet procedurale për mbrojtjen e tyre.
Ndërsa në lidhje me masat, legjislacioni shqiptar miratoi ligjin për këtë problem, ka një angazhim të tw gjithë shtetit. Ne kemi krijuar seksione të veçanta në gjithë vendin për të filluar procedurat dhe të bëjmë të mundur zgjidhjen e konflikteve dhe parandalimin e ngjarjeve të rënda.
Në lidhje me arrestimin e shoferit të ambasadës në Itali me 1 kilogram heroinë, a kishte dijeni policia shqiptare për këtë operacion?
Ne, që në momentin që jemi informuar, kemi kontakte të vazhdueshme, çështja është në hetim do të kemi një informacion të saktë. Është një ngjarje e rëndë, por nuk mund të ndikojë në marrëdhëniet dhe besueshmërinë mes palëve. Ne me partnerët italianë dhe të tjerë kemi organizuar një sërë operacionesh të përbashkëta. Kemi marrë përgëzime për përkushtueshmërinë e palës shqiptare. Janë arritur të finalizohen me sukses të plotë 5 operacione dhe roli qendror ka qenë ai i policisë shqiptare. Këtë vit kemi vetëm 4 kilogramë heroinë. Kalimi transit i drogave të forta, pothuajse nuk ekziston më në vendin tonë. Ka filluar të aneksohet vendi ynë nga ky trafik. Shfrytëzohen rrugë të tjera.
Ndryshimet në policinë e Gjirokastës kishin lidhje me operacionin antihashash në Lazarat?
Në bazë të ligjit ne e kishim shpallur një vend të lirë atë pozicion dhe ishte e domosdoshme për të emëruar një person. Ne dërguam atë të Policisë së Elbasanit. Ndërsa lëvizjet e tjera janë paralele.
A ka Policia e Shtetit një plan për korrjen e hashashit?
Ne kemi një plan kombëtar për luftën kundër bimëve narkotike. Ne kemi sqaruar opinionin për të gjitha fazat e këtij plani. Unë mund të them që kemi gati përgjysmim të lëndës narkotike të kultivuar. Sivjet jemi te 80 mijë bimë narkotike. Strukturat e policisë po shkojnë për të asgjësuar bimët që ndodhen kudo. Jemi në korrent me të gjitha vendndodhjet dhe personat që merren me këtë veprimtari dhe do të goditen herë pas here.
Lazarati a është qendër e kultivimit të hashashit?
Nuk është Lazarati në qendër, por është çdo vend ku kultivohet lëndë narkotike. Do të veprojmë në Lazarat, në Vlorë dhe në Shkodër. Dosjet e policisë për antidrogën janë të plotësuara dhe po hetohet. Edhe për këtë rast grumbullojmë informacionin dhe në bashkëpunim me prokurorinë, bëjmë goditjen e tyre.
Në lidhje me ngjarjet e vjetra, sa dosje janë të hapura nga policia dhe në çfarë faze janë hetimet?
Unë e kam përsëritur shpesh i kam bërë publike që është prioritet zbardhja e ngjarjeve të vjetra. Mund të them që ky është viti më i mirë, kemi 215 dosje të vjetra të hapura. 115 dosje janë të zbardhura me autorë të arrestuar. Do të thotë që intensifikimi i punës së policisë ka qenë jashtëzakonisht i përgëzueshëm. Kjo do të vazhdojë me vendosmërinë më të madhe për zbardhjen e të gjitha ngjarjeve
Korrupsioni kohët e fundit ka shënuar rritje. Çfarë po bën policia në luftën kundër saj?
Në rritje duhet kuptuar se është forca zbuluese e Policisë së Shtetit. Këto janë krime të fshehura dhe ne po i zbulojmë. Janë gjetur rastet e korrupsionit dhe janë goditur dhe është perceptim i gabuar që rritet korrupsioni dhe ne kemi intensifikuar punën për të zbuluar dhe goditur ato. Është trefishuar fuqia për zbulimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve. 377 shtetas vetëm për korrupsion në të gjithë vendin. Pse rritet numri i të proceduarve, nuk do të thotë se rritet korrupsioni, por lufta kundër tij.
Ligji i shtetit ka krijuar kapacitetet e veta kundër kësaj vepre penale.
Reforma në polici konsiderohet e përfunduar apo do të kalojë në faza të tjera?
Reformimi është i pandërprerë duke siguriar marrjen e eksperiencave më të mira, futjen e strukturave dhe organizimeve më të mira. Në 11 korrik përfunduam dhe gradat e reja. Organizimi i ri është në funksionim më të plotë. Jemi në fazat përfundimtare për implementimin e ligjit të ri në polici. Janë marrë të gjitha masat për të përfunduar në kohë. Ka përfunduar 95 për qind e tij.
Në çfarë niveli janë marrëdhënet Polici-Prokurori
Çdo operacion i policisë është në bashkëpunim me Prokurorinë. Atje ne miratojnë aktet procedurale, në çdo operacion të policisë, prokuroria ka rolin e saj ligjor, por dhe bashkëpunim të sinqertë.
Shumë qyetarë ankohen në lidhje me komunikimin me punonjësit e policisë. Ju a jeni në dijeni për përplasje të tilla?
Ne jemi një organizatë me 970 punonjës dhe ka dhe raste sporadike ku ka komunikim jo të mirë. Unë do të kërkoja bashkëpunimin e qytetarëve në raste kur ajo nuk sillet korrekt, ne do të jemi shumë të hapur për të pritur ankesa dhe do ketë masa shumë të rrepta ndaj atyre efektivave.
Ky lajm është publikuar: 30/08/2008