Tirana, “kryeqyteti” i heroinës
Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Antidorga sekuestron 1,5 kilogram heroinë brenda tri ditëve në Tiranë, duke evidentuar kështu sasi të konsiderushme drogash që qarkullojnë në kryeqytet. Pasditën e djeshme është sekuestruar një sasi prej gjysmë kilogrami lëndë narkotike e llojit heroinë, ndërkohë që dy ditë më parë është sekuestruar 1 kilogram. Gjithçka është realizuar në kuadër të operacionit “Apollon”. Ndërkohë që janë vënë në pranga dhe dy të dyshuarit për trafik lëndësh narkotike. Të dyshuarve u janë sekuestruar dhe 2 kilogramë hashash, një pistoletë dhe 3400 euro, të cilat dyshohet se janë përfituar nga trafiqet.
Operacioni
Operacioni “Apollon” sekuestroi një sasi prej rreth 500 gr lëndë narkotike heroinë, 2 kg lëndë narkotike hashash, si dhe arrestoi dy të dyshuar për ”Prodhim e shitje të lëndëve narkotike”. Burime zyrtare nga policia bënë të ditur se droga është sekuestuar në vazhdën e operacioneve të ndërmarra nga Policia e Tiranës gjatë kësaj periudhe. Sipas të njëjtave burime, mësohet se të dyshuarit po hetoheshin prej një muaji. Atyre u janë përgjuar telefonatat, ku janë zbuluar implikimiet në trafikun e drogës. Ndërkohë ndalimi është realizuar në kushtet e flagrancës, në kohën që dy personat po kryenin shkëmbimin e mallit me paratë.
Arrestimi
Burime zyrtare nga Policia e Tiranës bëjnë të ditur se janë arrestuar në kushtet e flagranës Gerion Grabovaj, 22 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë dhe Arben Sulka, 42 vjeç, lindur në Përmet dhe banues në Tiranë. Sipas të njëjtave burime, mësohet se dy të dyshuarit u kapën në flagrancë gjatë shkëmbimit të lëndës narkotike në afërsi të vendit të quajtur Kodër Kamëz. Sipas të njëjtave burime, mësohet se të gjitha materialet hetimore në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të ”Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” dhe ”Kundërshtim të punonjësit të Policisë”, parashikuar nga neni 283 dhe 236/2 i Kodit Penal.
U sekuestruan:
500 gr lëndë narkotike e dyshuar heroinë,
2 kg lëndë narkotike e dyshuar hashash,
1 pistoletë e markës “Zastava”,
30 fishekë të kalibrit 7.62 mm,
2500 dhe 100 000 lekë të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.
1 peshore manuale,
1 automjet tip Fiat Punto me targë AX 351 PG,
4 aparate celulare,
Tri ditë më parë, pas një aksioni të policisë, u bë sekuestrimi i një kg heroinë. Në pranga për këtë trafik të dyshuar narkotikësh, ranë Gentian Mërtiraj, 24 vjeç, nga Vlora, i dënuar më parë me tre vjet burg për vjedhje, Ervin Lushaj, 21 vjeç, nga Mesapliku i Vlorës, Vilson Lushaj, 40 vjeç, nga Vlora (xhaxhai i Ervin Lushajt) dhe 23-vjeçari Ermal Harizaj, nga Vlora, me aktivitet privat tregtar. Të dyshuarit u kapën në flagrancë në afërsi të shkollës së mesme “Ali Demi” në qytetin e Vlorës teksa po tentonin të shisnin një sasi prej rreth 1 kg lëndë narkotike heroinë të ndarë në dy pako. Burimet nga policia bënë të ditur se të dyshuarve iu gjetën dhe sekuestruan tre mjete, njëri tip Volvo , me targa italiane, njëri tip Benz 180 C Class me targa italiane, si dhe një motor Aprilia me targë VL 601 A, nga i cili mori emrin dhe operacioni i koduar policor. Po ashtu të dyshuarve iu sekuestruan dhe 4 telefona celularë.
Ky lajm është publikuar: 30/08/2008