E Diel, 1 Nëntor 2026

Prençi: Raporti i zyrës së OKB-së është vazhdimësi e vlerësimit ndërkombëtar për Shqipërinë

Raporti i Zyrës së OKB-së mbi arritjet e Shqipërisë në luftën ndaj drogave, është është në vazhdën e vlerësimeve pozitive që kanë dhënë publikisht në Tiranë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Italiane, ministri Britanik për Sigurinë, drejtori i FRONTEX dhe personalitete të tjera, bëri të ditur të djelën në një deklaratë për mediat, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi. Prençi e vlerësoi raportin si më të mirin në vite, përsa i përket Shqipërisë. "Përsa u përket drogave të forta, -theksoi ai,- Raporti konfirmon se që nga viti 2007 kemi një devijim të rrugës së tranzitimit të drogës nëpërmjet Shqipërisë, ose siç thotë raporti, tashmë rruga tradicionale është ajo e Ballkanit verior Turqi- Bullgari ,Rumani- Hungari dhe më pas Austri." Prençi vlerësoi të rëndësishëm në punën e Policisë së Shtetit bashkëpunimin me institucionet e tjera të zbatimit të ligjit në Shqipëri, të cilat kanë pasur dhe do të kenë prioritet luftën kundër drogës dhe trafiqeve të tjera, duke bërë të mundur fshirjen e emrit të Shqipërisë përfundimisht nga harta e kultivimit, tranzitimit dhe tregëtimit të lëndëve narkotike.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›