E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protagonistë të dhimbjes njerëzore.

Pse në këtë vend na i vranë poetët?

Ekspozita dhe dy portrete dervishësh - Portreti i Ali Tomorit është me i ndritshmi. A.Tomorri ishte dervish qe shkoi deri ne Kajro për librat shqip. Me paratë e teqesë ai paguante librat për t’u mësuar shqipja. Ky poet dervish u pushkatua barbarisht ne Gjirokaster. Pse vriteshin patriotet, a kane përgjigje gjyqtaret qe mohuan ligjin e dënimit te komunizmit? Ali Tomorri ishte dervish, ishte edhe poet. Perse ne këtë vend i vranë poetet mund te japin shpjegime gjyqtaret e kushtetueses dhe ca te huaj qe thonë janë prekur te drejtat e njeriut.
Një traditë e tërë urrejtjeje që ngriti pushtuesi u pasua më tej nga regjimi komunist. Kryegjyshata botërore në periferi të Tiranës u trazua nga erërat kanosëse, që hëngrën tre kryegjyshë botërorë. Ndonëse plagët po shëroheshin ngadalë  në selin e shenjtë të bektashizmit, goditen erat ulëritëse të shkurtit 1967. Kryegjyshata, që ishte ngritur për të qenë seli e shenjtë, e bekuar në gurin e parë për t’u qendruar kohërave rebele, ndonëse selia e shenjtë u rezistoi kohërave, në dyert e saj në mote të ndryshme u rrëzuan tre kryegjyshë botërorë. Pas këtyre trazimeve për 30 vjet, iu ndryshua destinacioni. Selia e shenjtë krejt papritur pas viteve 60 u kthye nga regjimi, në një azil të vetmuarish. Nën heshtjen e saj, dhomat e medha u ndeshën me fatkeqët e kohës. Evoluimi i ngjarjeve shpjegon se të gjitha regjimet e pushtimet kanë dashur ta fshijne emrin e banorëve të saj. Ja, çfarë u kishte punuar këtyre patriotëve regjimi enverist. Por selia e shenjte mbeti qëndrestare. Që kur u kyç dera e Haxhibektashit, ajo u kthye në një seli të përbotshme. Ishte i vetmi diamant me shkëlqim verbues, në malet e ngrysura të Ballkanit. Për të gjitha këto arsye, banorët e shenjtë brenda saj, jo rrallëherë janë parë me frikë nga ata që janë bërë protagonistë të dhimbjes njerëzore.
Kryegjyshi Kamber Ali Dede ishte një nacionalist. Kur ardhësit në pushtet filluan të forcojnë regjimin, dede Kamberin e futën në burg. Ishte plot 80-vjeçar, i veshur klerik e me mjekër të dendur. Ishte marsi i l947 kur e thirrën në drejtori thuhet tek libri “Dosja e diktatures”. Baba Faja më përmendi se jam dënuar për tradhti ndaj atdheut”. I kishte thënë: Nuk je i denjë të mbash në kokë taxhin e hazretit Ali. Unë nuk kam bërë ndonjë tradhëti, more Faje Xhani! As komunizmit tend s’i kam bërë dot gjë. Nëse nuk u përzieva, kam kryer detyren time si drejtues i bektashizmit  boteror. Përveç rruges së Ejlhi Bejtit, une nuk i njoh të tjerët. Prandaj brodha shtet më shtet e vend më vend, për të kërkuar ndihma, që të bëhej Shqiperia më vete. Baba Faja i ishte hakërryer: “Ti je kriminel, dorëzo taçin”. Dede Kamberi i kthehet: “Haxhi Bektashi nuk na ka mesuar të flasim me egërsi, por ti e ke lënë rrugen e tij dhe i ke shkelur të gjitha parimet e bektashizmit, prandaj të duhet të heqësh taçin dhe të gezosh gradat e komunizmit, bashkë më nusen e re”. Dede Kamberi u shua në burg, aty rreth viteve ‘50. I kemi kërkuar eshtrat e tij për shumë kohë, thonë në kryegjyshatë, por eshtrat e atij trupi të shenjtë, por të një dervishi të mirë, u gjenden në një përrua shumë larg periferisë së Tiranës.
Historia e kryegjyshit Abaz Ilmi Dede është fare e ndryshme nga ajo e parardhësit. Abaz Ilmi Dede, në ritmiken e urdhrit, vinte në krye të fronizimit, i pesti nga kryegjyshët botërorë. Tashmë e dimë se ai kishte zbritur nga Kokojka poshtë syrit të malit, prej teqesë së Frasherit. Ishte i pari nga 6 kryegjyshet boterorë, që u vetësakrifikua. Cilatdo qofshin provat e vrasjes, e vërteta ishte ruajtja e urdhrit. Ishte i ftohti i 18 marsit 1947. Flitej për një jetë të këtushme, që regjimi përgatiste ta fuste edhe tek besimet fetare. Në kryegjyshatë rrëzoi sytë dedei. Përse vetëm ti dede na e solle këtë dhimbje? Unë nuk dua të vdes, por shtëpia ime gjendet tek Zoti!" Ishte një tjetër dervish i mirë. Si në aksiomën e lashtë, nuk vdiq, por shkoi të ndriçojë të tjera hemisfera. - Kryegjyshi boteror dede Abazi qe lajmëruar nga sekretari. Nënshkrimi i dekretit për martesë ishte thyerje për urdhrin e lashtë, një rrëzim i mundshëm i tij. Tregohet se sekretar Hima po diktonte në makinë e dedei pat shkuar tek dhoma e madhe, kur u degjuan krismat e armës, teksa shtiu mbi baba Fajen. Baba Fejzo bëri hapa,por edhe mbi atë ka qëlluar krisma e armës së ftohtë. Një zhaurimë e madhe ka tensionuar kryegjyshatën. Sekretari Hima i tronditur ishte hedhur nga porta e madhe. C'ka ngjarë, thërrisnin dervishet me gjak të ngrirë. Dede Abazi doli jashte. Një figurë e njohur e urdhrit të bektashizmit,njeri me parashikime të largëta ka ngritur shkallët për në dhomen e tij. Heshtja ka zgjatur vetëm një çast. Një krismë tjetër është dëgjuar prapa dyerve të zyrës së kryegjyshit. Dervishet u ngjitën në dhomë, ku dede Abazi tashmë gjendej i plandosur.Dhimbja ishte pa kufi. I thellë pikëllimi. Mjafton vetëm fakti, se selia e shenjte qe spërkatur nga gjaku i shenjtorëve.
Kur ra ora e dhimbjes, prokurori i përgjithshëm Bedri Spahiu u fut në kryegjyshate, regjimi ishte njoftuar me alarm, por s’qe parandaluar asgjë.
Por DedeAbazi i dha urdhërit jetë edhe 20 vjet të tjera,nga momenti i vrasjes së tij.Rregjimi u tërhoq,por vetëm përkosisht,nga taktika e tij.Në shkurt,javën e tij të parë të 67,për ti errësuar në fillim,për ti rrëzuar fare me një dekret shtetror,urdherat fetar,midis të cilëve bektashizmi.Kështu dedei i bëri një shërbim të madh,urdherit të bekatshizmit.I dha nga jeta e tij 20 vjet jetë.Rregjimi u tronditë dhe duke qënë në fillesë të tij kërkoi ta kalonte pa shumë bujë vrasjen tragjike të kryegjyshit boteror.Rregjimi priti një kohë tjetër, atëhere do të forcohej dhe do të formulonte defintivisht",dekretin e errësirës”. Që të qëndronte selia e shenjtë, e përhershme të ishte,zëri të mos i mekej, pothuajse ngjyra të mos i ikte,ka ngjarë si në legjendën e lashtë shqiptare të murrimit. Eshtë dashur gjaku i njerëzve të mirë. Kështu murret e saj do të bëheshin fortesë. Vendi i shenjtëruar nga gjaku i dervishëve shqiptarë.Gjëra,që na shfaqen çuditërisht të pabesueshme.Eshtë mënyra si e mbrojnë urdherin,duke depërtuar përtej kufijve të realitetit tonë. Këto vepra të larta shenjtoresh ndonjëhere nuk janë kuptuar aq mirë, nga një pjesë e njerëzimit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›