E Diel, 1 Nëntor 2026

Të ardhurat nga tatim – fitimi arrijnë në 18.1 miliardë lekë

Përmirësimet administrative të ndërmarra nga qeveria në kuadrin e uljes së barrës fiskale për biznesin rritën numrin e taksapaguesve gjatë vitit 2008. Të dhënat e publikuara nga ministria e Financave tregojnë se të ardhurat nga tatimi mbi fitimin në vitin 2008 arritën në 18.1 miliard lekë. Ekspertë të financave publike, sqarojnë se këto të ardhura në shifra rezultojnë rreth 14 % më pak se një vit më parë periudhë kur u mblodhën 21 miliard lekë. Por sipas tyre në kushtet kur norma e tatimit u përgjysmua, kjo do të thotë që përmirësimi administrativ, ose me saktë ulja e evazionit fiskal në pagimin e tatimit mbi fitimin ka qënë më shumë se 50 përqind. Ekspertë thanë se përgjysmimi i tatimit mbi fitimin ka qënë një ndihmesë e madhe për biznesin. Sipas tyre, nëse norma e tatimit të fitimit do të ishte e njëjtë me ata të vitit 2005, të ardhurat buxhetore në vitin 2008 nga tatimi mbi fitimin do të ishin mbi 40 miliard lekë. E shprehuar ndryshe, për shkak të uljes së tatimit të fitimit nga 23 përqind në 2005 në 10 përqind në 2008, biznesi ka përfituar rreth 30 miliard lekë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›