E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prenci levizje ne polici

17 drejtues te Policise se Shtetit ne Tirane dhe rrethe kane levizur nga detyra. Drejtori i pergjithshem i Policise se Shtetit, Ahmet Premci ka firmosur levizjet e 17 oficereve te larte te policise. Keshtu, ndryshime ka ne komisariatet e Tiranes, Shkodres, Vlores, Beratit dhe zonave te tjera. Tonin Vocaj, qe deri me tani ka mbajtur postin e Drejtorit te Luftes Kunder Krimeve te Renda, eshte emeruar Drejtor ne Drejtorine e Policise se Qarkut Tirane. Tonin Vocaj, zevendesoi Hamdi Fjoren, qe ishte ishte i komanduar. Ky i fundit do te mbaje tashme postin e drejtorit ne Drejtorine e Forcave Levizese Operacionale ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit. Nderkohe, Artan Cuku, emerohet Zv/drejtor per Hetimin e Krimeve ne Drejtorine e Policise se Qarkut Tirane. Nderrime ka pasur dhe ne Drejtorine e Policise se Qarkut Shkoder, ne Drejtorine e Policise se Qarkut Vlore, Lezhe, Shkoder. Ne kryeqytet, kryekomisar Nikoll Vatnikaj, emerohet Shef Komisariati nr. 2, deri tani Shef Komisariati nr.1. Motivacioni i levizjeve eshte ai i permiresimit te punes nga Strukturat e Policise se Shtetit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›