I zë pritë me automatik, mbetet vetë i vrarë
08/01/2009 Ngjarja në Armeras të Fushë-Krujës. Viktima Indrit Çela i afërm me autorin
DURRES- Prita e ngritur për të shtënë apo frikësuar një bashkëfshatar të tij i ka sjellë vdekjen shtetasit Indrit Çela. Viktima 34-vjeçare sipas burimeve policore të Drejtorisë së Policisë së qarkut të Durrësit, thuhet se është vrarë me armë automatike, armë që ai e kishte marrë për t’i zënë pritë e ndoshta për të qëlluar bashkëfshatarin e tij.
Vrasja
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 10:00 në fshatin Armeras të Fushë-Krujës. Sipas burimeve policore, saktësohet se Indrit Çela i kishte zënë pritë me armë Lulëzim Çelës, ndërsa ky i fundit e ka pikasur duke kundërvepruar për t’u mbrojtur. Mësohet se mes dy shtetasve ka pasur një përleshje, e cila ka përfunduar në krim. Pas krimit grupi hetimor ka arritur në konkluzionin se viktima Indrit Çela lindur dhe banues në këtë fshat i ka dalë në rrugë shtetasit Lulzim Çela 21 vjeç. Edhe pse nuk është thënë asgjë lidhur me motivet e plota dhe të qarta që kanë shtyrë bashkëfshatarët të përleshen, thuhet se ata ishin në konflikt. I riu 21-vjeçar, kanë bërë me dije burimet zyrtare të policisë, ka qenë i armatosur me një automatik si dhe dy granata. Ata thuhet se janë përleshur mes tyre, ndërkohë që Lulzim Çela nuk i ka dhënë mundësi 34-vjeçarit të përdorë armën. Pasi ia ka rrëmbyer ka shtënë mbi bashkëfshatarin, të cilin e ka lënë të vdekur në vend. Burime policore kanë theksuar se ata ishin të afërt me njëri-tjetrin dhe kjo madje mund të ketë qenë edhe arsyeja e mosvlerësimit të konfliktit. Gjithsesi strukturat policore kanë ndaluar autorin e vrasjes dhe e kanë shoqëruar për në polici ku do të merret në pyetje për të sqaruar të gjithë ngjarjen dhe për të zbardhur dhe motivet e konfliktit që përfundoi me gjakderdhje. Gjithsesi konfliktet në fshatrat e vendit duket se kanë si motiv kryesisht pronat. Mosmarrëveshjet mes banorëve në lidhje me këto të fundit kanë shkaktuar jo pak viktima. Ky është krimi i dytë në harkun kohor të 48 orëve të fundit. Dy ditë më parë në fshatin Rubjekë të komunës së Maminasit shtetasi Ramazan Koçi ka shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së kushëririt të tij Gëzim Koci duke lënë të plagosur rëndë Nurie Koci dhe Majlinda Kërtallën. Për këtë krim u ndalua autori i të shtënave, një shtetas tjetër si dhe dy të afërm të autorit, të cilët kundërshtuan dhe fyen policët gjatë ushtrimit të detyrës së tyre.