Prerja e borxhit grek, pritet marrëveshja, optimizëm nga palët
ATHINE - Negociatat midis qeverisë greke dhe kreditorëve privatë për prerjen e borxhit grek janë pranë përfundimit dhe marrëveshja pritet javën e ardhshme, sipas kreut të Institutit ndërkombëtar të Financave (IIF), Charls Dalaras.
Edhe mbrëmë pati takim mes kryeministrit grek Papadhimos kreut të IIF Charles Dalaras dhe Ministrit të Financave Venizelos, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje për "prerjen" e borxhit grek.
"Ka pasur përparim të mëtejshëm, në diskutimet për çështjet kryesore ligjore dhe teknike. Jemi pranë finalizimit të një procesi vullnetar të shkëmbimit të bonove dhe presim që javën e ardhshme të arrijmë marrëveshjen", thotë në një deklaratë Charles Dalaras.
Dalaras largohet sot nga Athina, por do të mbetet në kontakt me autoritetet greke, të cilat gjithashtu vlerësojnë se negociatat janë afër fundit të suksesshëm.
"Jemi një hap përpara nënshkrimit të marrëveshjës për PSI", tha zëvendëskryeministri dhe Ministri i Financave.
Thuhet se qeveria greke dhe kreditorët privatë janë afruar dhe konvergojnë në një normë interesi nga 3.5% deri 3.7% për obligacionet të reja.
Kryeministri grek Papadhimos ka treguar optimizëm se marrëveshja për "prerjen" e borxhit do të përfundojë "brenda disa ditëve të ardhshme", në funksion të takimit kritik të BE-së të hënën në Bruksel.
Ndërkaq takimi tij me liderët politikë, të cilët mbështesin qeverinë i planifikuar për të shtunën, shty për t’u zhvilluar sot.