Dega e PD-së Elbasan feston 21 vjetorin e themelimit

UPDATE- Dega e Partisë Demokratike në Elbasan ka festuar sot 21 vjetorin e krijimit te saj. Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë përfaqesues të strukturave të Elbasanit si nënkryetari i Kuvendit, Ardian Turku, ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, kryetari i Partisë Demokratike dega Elbasan, Luçiano Boçi e deputetë të tjerë të Kuvendit të Shqipërisë. Në fokus të fjalimeve të tyre ishin arritjet më të mëdha të realizuara në këto 21 vite ekzistencë nga Partia Demokratike, duke filluar që nga rrëzimi i diktaturës e deri tek realizimi i disa prej aspiratave të integrimit të vendit.
Në këtë ceremoni festive morën pjesë edhe simpatizantë të kësaj partie, të cilëve iu premtua se qeveria aktuale e ndjek me vëmendje të veçantë ecurinë e qarkut të Elbasanit, si dhe ndërtimin e aksit që do të lidhë shkurtimisht Elbasanin me Tiranën. Autostrada Tiranë-Elbasan pritet të inaugurohet në prill të vitit të ardhshëm.