E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Prerja e kokave” mbërrin edhe tek “femrat” e Edi Ramës

25-03-2013 / Gazeta 55

Evis Kushi, një shoqe e vajzës së Qazim Sejdinit, është planifikuar të jetë deputetja-femër e PS-së së Elbasanit. Përzgjedhje rrënon shpresat e Shegushe Ligorit, e cila është vendosur në “gijotinën” e 99-shave që masin kuotat e publikojnë emrat e kandidatëve edvinistë
 
Politika e prerjes së kokave kurrsesi s’do ti kursente gratë socialiste.  Blerja e re e Edi Ramës  Evis Kushi si kandidate për deputete  e sigurt në qarkun e Elbasanit me patjetër  i “preu”  kokën Shegushe Ligorit, deputetes aktuale të komisionit të Ligjeve. Fatin e zi të “kokëprerës”  Shega Ligori e patëm paralajmëruar edhe më parë. Në sytë e Edi Ramës, deputetja Shega Ligori  s’ka përmbushur për asnjë moment detyrat e partisë, ndaj kontributi i saj i ardhshëm në PS ishte detyrimisht i panevojshëm.  Zëvendësuesja e saj, dekania e fakultetit të Ekonomisë, Evis Nushi nuk është si vjen në listën e sigurtë të PS për qarkut Elbasan për merita të larta akademike, por më shumë si një konjukture familjare e kryetarit të Bashkisë Elbasan, Qazim Sejdini, i cili së fundmi u ngrit në PS si antar kryesie, pra me të drejtë vote në miratimin përfundimtar të listës, sipas nenit 29, pika 14 e statutit të Partisë Socialiste. Në listën e kokëprerjes politike janë edhe 7 femra të tjera,  Ledi Shamku , Valentina Leskaj, Arta Dade, Vasilika Hysi, Eglantina Gjermeni, Elisa Spiropali dhe Iris Luarasi. Kësisoj, në ditën në vijim 7 deputetet dhe anëtaret e asamblesë së PS, do i nënshtrohen “dhunës” së MJAFT-istëve dhe 99-shave të “selisë mavi”, duke iu mohuar çdo mundësi për të bërë karrierë në Partinë Socialiste. Edi Rama si rrahës grash dikur, përdorte të gjitha format e mundshme të dhunës ndaj tyre. Sot sërish ai (Edi Rama) s’shkëputet nga dhuna kundër qenies femërore, pasi dhe ato pak femra që i kanë mbetur në selinë e pushtuar nga MJAFT-ët e shthurur, po i spastron me po të njëjtin intensitet dhune..., madje duke ushtruar edhe terror.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›