E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata Nderkombetare e Drejtesise shqyrton ceshtjen e emrit te Maqedonise

Te henen gjykata me e larte e Kombeve te Bashkuara filloi shqyrtimin e mosmarreveshjeve 20-vjecare mes Maqedonise dhe Greqise mbi ceshtjen e emrit.

Te dy vendet kane patur mosmarreveshje qekur Shkupi deklaroi pavaresine nga ish-Jugosllavia ne vitin 1992. Greqia ka kerkuar qe Maqedonia te ndryshoje emrin i cili eshte po ashtu edhe emri i nje rajoni grek dhe ka bllokuar kerkesen e Maqedonise per tu bere anetare e NATO-s.

Maqedonia u ankua prane Gjykates Nderkombetare te Drejtesise ne Hage ne nentor te vitit 2008 duke kerkuar nga gjykata qe ti kerkoje Greqise te ndaloje pengesat per anetaresimin e Maqedonise ne aleancen ushtarake perendimore.

Seancat degjimore ne gjykaten e Holandes pritet te zgjatin per disa jave.  Ministri i Jashtem i Maqedonise Antonio Miloshoski u tha gazetareve be Hage te henen se Shkupi po i kerkon gjykates te shqyrtoje veprimet e Greqise gjate kohes qe NATO-ja po vendoste nese te ftonte apo Maqedonine qe te behej vend anetar i aleances.

Maqedonia thote se Greqia shkeli marreveshjen dypaleshe te vitit 1995 sipas te cilit Shkupi ra dakord te perdor emrin e perkohshem Ish-Republika Jugosllave e Maqedonise ne organizata nderkombetare dhe Athina ra dakord qe te mos bllokoje anetaresimin e Maqedonise ne Bashkimin Evropian dhe NATO.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›