Kosova ne pritje te miratimit te buxhetit

Projekt-buxheti i Kosoves i cili te premten do te hidhet per votim ne Parlament parasheh qe kete vit te hyrat te jene 1 miliard e 264 milione euro ndersa shpenzimet pritet te jene me te medha dhe kapin shifren e 1 miliard e 434 milione eurosh. Mungesat planifikohet te permbushen me shitjen e Postes dhe Telekomit te Kosoves. Zyrtare te qeverise thone se buxheti mbeshtetet ne perparesite e saj qe nenkuptojne rritjen ekonomike dhe mireqenien sociale.
Kriza institucionale kushtezoi edhe vonesat ne miratimin e buxhetit dhe deri tash vendi ka funksionuar duke shfrytezuar nje te dymbedhjeten e buxhetit paraprak.
Eksperti i ceshtjeve ekonomike Lumir Abdixhiku drejtor ekzekutiv i Institutit Riinvest ne nje bisede per Zerin e Amerikes thote se eshte lajm i mire qe buxheti po hidhet ne votim meqe vendi eshte ne nje situate pa financa publike qe kane kushtezuar nje vendnumerim te zhvillimit ekonomik. Por ai thote se buxheti nuk pasqyron nevojat e Kosoves dhe rrezikon te fuse vendin ne nje krize te mundshme dhe kjo per disa arsye.
E para ka te beje me deficitin qe krijohet sipas parametrave te paraqitura nga qeveria buxheti i vendit krijon nje deficit diku rreth pese per qind te bruto produktit te Kosoves GDP. Sikur ne te kishim qene sot vend i Bashkimit Evropian ne nuk do te kishim pas raste as per ta diskutuar kete buxhet meqenese rregullat e BE-se jane qe deficiti i buxhetit te nje vendi nuk guxon te kaloj 3.5 per qind te GDP-se. Verejtja e dyte ka te beje me lidhshmerine qe e bene buxheti me privatizimin e Postes dhe Telekomit te Kosoves privatizimi i ketij aseti eshte pothuajse pjese integrale e ketij buxheti dhe miratimi i tij nenkupton shitjen e postes madje per nje vlere shume simbolike me mbi 300 milion euro. Nuk eshte kjo aspak habi meqenese nje vend i cili eshte ne borxh eshte detyrimisht i obliguar te shet asete nacionale me lire se sa duhet tha zoti Abdixhiku.
Qeveria eshte shprehur e vendosur te rrise pagat e punonjesve te sektorit publik nga 30 deri ne 50 per qind nje vendim ky qe sipas zotit Abdixhiku paraqet nje prej problemeve me te renda per buxhetin e ketij viti.
Per te gjithe ata qe kane nje perfitim prej njezet e tre per qind ne kete vit do te kene efektet e inflacionit edhe ne tri vitet e ardhshme une dyshoj se qytetaret e Kosoves te punesuar ne sektorin publik do te jene te kenaqur me nje trajtim te tille edhe mund te kemi pakenaqesi sociale ne kete drejtim. Ne anen tjeter ne do te jemi prapa me buxhet meqenese nuk mund te reflektojme mbi kerkesat e tyre mjaft legjitime ndaj reflektimit te inflacionit tha ai.
eshtja e e ndjeshme sipas zotit Abdixhiku eshte fakti se buxheti nuk pasqyron marreveshjen me Fondin Monetar Nderkombetare.
Si i tille paraqet rrezik me tutje per financimin e deficitit. Mos te harrojme se Kosova ka diku afer 167 milion euro ndihma te garantuara nga institucionet nderkombetare dha pa nje marreveshje me to ne e hupim kete ndihme. Kjo kishte me qene nje skenar mjaft i rende per buxhetin dhe ekonomine ne teresi te Kosoves tha zoti Abdixhiku.
Ekspertet thone se situata qe mund te shkaktohet me buxhetin aktual mund te tejkalohet me disa vendime te veshtira por shume te rendesishme.
Njera prej ketyre alternativave do te ishte kthimi mbrapa i pagave dhe rritja graduale neper vite pra mos te behet ngarkesa e pagave vetem me 2011 por ta shperndajme neper vite dhe me kete e zvogelojme edhe deficitin. E dyta kishte me qene qe shitja e PTK-se te mos behet me nguti pra te behet me nje proces shume me te gjere dhe te kete ide dhe mendime te ndryshme nga spektri ne Kosove dhe e treta kish me qene zgjidhje mjaft interesante qe po shperndahet koheve te fundit nderprerja e puneve ne autostrade. Nese ne me te vertet kuptojme se kemi hyre ne borxhe jashtezakonisht te medha dhe rrezikojme qendrueshmerine financiare nuk kishte me qene qyqarllek nderprerja e autostrades tha zoti Abdixhiku.
Sidoqofte te premten buxheti do te hidhet per debat ne Parlament ndersa eshte ende e paqarte se si do te veproje opozita nje pjese e se ciles eshte shprehur e pakenaqur me projektin e ketij buxheti.