Jemen, së shpejti tranzicion i pushtetit
Marrëveshja për transferimin e pushtetit në Jemen është shumë afër, nga duart e presidentit Ali Abdullah Saleh. Deklaratën e bëri një nga ministrat e qeverisë, 6 javë pas protestave.
Saleh ka deklaruar se do të japë dorëheqjen brenda këtij viti. Megjithëse demostruesit kanë kërkuar që Presidenti të japë dorëheqjen menjëherë. Por kjo është hera e parë që qeveria e Saleh bën një deklaratë të tillë, duke shtuar se ai po negocion për periudhën kur mund të japë dorëheqjen.
"Kjo lëvizje ka ardhur si pasojë e presionit dhe dorëheqja e tij është një cështje kohe" deklaroi Ministri i Jashtëm.