Ish-ministrit egjiptian, 12 vjet burg
Nga Express më 06 maj 2011 në ora 15:13
Ish-ministri i Brendshëm i Egjiptit, Habib al-Adly, është dënuar me 12 vjet burg, pasi gjykata e shpalli fajtor për pastrim parash dhe përfitim nga kjo punë.
Shumë qytetarë egjiptianë kanë përcjellë me vëmendje gjykimin e ish-ministrit, që ishte njëri prej anëtarëve më të diskutueshëm të administratës së ish-presidentit Mubarak, për shkak të reagimit të ashpër të forcave të sigurimit ndaj protestuesve që kërkonin rrëzimin e ish-presidentit egjiptian.
Dënimi i tij me 12 vjet burg u mor vetëm për dy çështjet e ngritura, ndërkohë që pritet të shpallet edhe vendimi për akuzat për vrasjen e protestuesve dhe për keqpërdorimin e fondeve publike.