E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presheva, PS: Panariti të raportojë në Komisionin e Jashtëm

Të tjera rreth shkrimit Studentët protestë në Tiranë /VIDEO OKB bën apel për qetësi Nishani: Serbia ka fobi të shkuarën Berisha: Do rishikojmë marrëdhëniet me Serbinë AK: Me studentët do rindërtojmë monumentin e UÇPMB-së TIRANE - Deputetja socialiste Arta Dade kërkoi që të thirret në një seancë dëgjimore ministri i Jashtëm Edmond Panariti, për çështjen e përmendores që u hoq në Luginën e Preshevës.

Në një prononcim për “A1 Report”, Dade komentoi se Ministria e Jashtme duhet të kishte depozituar pranë Komisionit të Jashtëm të gjitha reagimet, qëndrimet dhe analizat që ata vetë bëjnë për raste të tilla.

Sipas Dades, këto ngjarje nuk duhen anashkaluar, por u duhet kushtuar vëmendje e veçantë. Deputetja socialiste i quajti deklaratat e Kryeministrit Sali Berisha për rishikimin e marrëdhënieve me Beogradin disi të nxituara.

Ajo vuri në dukje se kohët e fundit Kryeministri është shfaqur me deklarata mjaft nacionaliste, por i takon Kosovës dhe Serbisë që të futen në bisedime. Sipas ish-ministres së Jashtme, situata në rajon mbetet delikate sa i takon bashkëpunimit dhe fqinjësisë. Arta Dade, kërkoi të thirret ministri i Jashtëm Edmond Panariti në seancë dëgjimore për situatën në Luginën e Preshevës, kërkesë e cila u pranua nga kryetari Fatos Beja.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›