“Mister Gjanica të dëmshpërblejë qytetarët për përmbytjen”

Peticioni për kryebashkiakun të Fierit, Bafjar Zeqo
Kryebashkiaku prej tre mandatesh i Fierit, Baftjar Zeqo duhet të nisë sa më shpejt dëmshpërblimin e qytetarëve që janë dëmtuar nga dalja e lumit Gjanica në qytet. Edhe dje të dëmtuarit nga lumi Gjanica në Fier protestuan de duke kërkuar nga Bashkia e qytetit zgjidhjen e problemit me shqetësues për ta. Çdo vit lumi Gjanica vërshon duke përmbytur banesa dhe shtëpi. Nëpërmjet një peticioni familjet e dëmtuara kërkojnë që drejtuesit e pushtetit lokal të heqin dorë nga premtimet dhe të realizojnë investimin që do të bëjë të mundur parandalimin e përmbytjeve të tjera.
Përmbytjet e fundit të lumit Gjanica dëmtuan qindra banesa dhe lokale përgjatë gjithë shtratit të tij shtratit. Dëmet materiale shkojnë në qindra milion lekë ndërsa banorët u izoluan nga uji që shkoi deri në 2 metra. Gjanica del nga shtrati mesatarisht 3 deri në 4 herë në vit për shkak të reshjeve dhe mos sistemimit të shtratit të saj. Prej 15 vitesh shtrati i lumit nuk është pastruar nga mbeturinat por çdo ditë ai mbushet me mbetje inerte dhe urbane. Kryebashkiaku Zeqo ka premtuar prej 15 vitesh pastrimin dhe rehabilitimin e lumin Gjanica, por realisht kanë mbetur veç premtimet duke shfaqur një shpërfillje publike ndaj qytetarëve të saj. Kryebashkiaku Baftjar Zeqo po justifikohet prej 15 vitesh që projektin thellimit dhe pastrimit e ka gati, por nuk ka para, ndërsa nga ana tjeter shpërdoron paratë e taksapaguesve të Fierit me ndërtimin e veprave te panevojshme artistike në Fier si, “Europa Plaza”, e cila është një glob 11 metra i lartë dhe diametër 7 metra në masiv hekuri. Kryetari socialist i Bashkisë Fier Zeqo prej tre mandatesh shpenzon shuma marramendëse për të inauguruar vepra arti banale, siç ishte rasti i “Globit” ose ndryshe “Europa Plaza”, që ka kushtuar qimet e kokës, ndërsa për pastrimin e shtratit të lumit Gjanica s’ka fonde. Ndërkaq lumi Gjanica që kalon mes përmes qytetit të Fierit dhe për shkak të reshjeve të dendura, e mos pastrimit të shtratit të lumit nga ana e Bashkisë Fier ky lum shpërthen sa herë drejt kateve të para të pallateve duke përmbytur mbi dhjetëra dyqane të tregut industrial, e qindra shtëpi banimi. Dëmet e përllogaritura që shkaktohen sa herë ndaj komunitetit të biznesit në këtë zonë kapin sipas vlerësimeve të para shifrën e qindra milionëve lekë.
L. Lita