Rama: Ministri i Brendshëmshiti lojën,krimi vrau komisarin
Të tjera rreth shkrimit Shefi i krimeve Skura vdiq në spital në Itali/VIDEO Plagosja më 13 janar/ FOTO Avokati i Popullit ngushëllon familjen e Skurës: Me zemër pranë jush Skura më 15 shtator u nis drejt italisë Plagosja e shefit të krimeve Sterkaj: Policët ishin pa armë
TIRANE - Nga selia rozë kryetari i Partisë Socialiste lëshoi sot akuza tepër të rënda për paaftësi dhe lidhje me krimin e organizuar të kupolave drejtuese të Ministrisë së Brendshme . Rama bën me faj këtë kupolë drejtuese edhe për vdekjen e shefit të krimeve të Burrelit, Musa Skura i cili ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme në spitalin “Padre Pio” të Foxhias në Itali pas plagëve të marrë gjatë një operacioni për arrestimin e disa personave të kërkuar për shitje municionesh.
"Krimi vrau një tjetër shërbëtor të shtetit. .. Policia e shtetit është e tradhtuar, e abuzuar e rrënuar. Raporti profesionalizëm klientelizëm partiak ështër përmbysur kokë poshtë dhe këto janë rezultatet. Struktura e drejtimit është e fryrë dhe e paakuptimtë. Kupola drejtuese është e inkrimuar dhe e paaftë. Ministri i Brendshëm është një partiak i rëmdomtë por i llojt më të keq”- tha Rama
Ai bëri fajtor strukturat drejtuese të Ministrisë dhe për dështimin e sigurisë dhe rendit.
“72 % e shqiptarëve kanë mendimin se gjëndja e sigurisë është e keqe. Kjo është shifër e paparë asnjëherë, dhe shifra më e lartë në të gjithë historinë e këtij tranzicioni pas vitit 1997.”- tha Rama
Kreu i PS-së sulmoi drejtëpërdrejtë dhe ministrin e Brendshëm Flamur Noka. “Ministri i Brendshëm partiak i rëndomtë. Bën papagallin e kryeministrit dhe merret vetëm me vendosje njerëzish e strukturash në funksion të zgjedhjeve.”
Sipas Ramës 'të luftosh me krimin sot është si të luash në një ndeshje të shitur... Komisarët janë dekurajuar teksa shohin kolegët e tyre të vriten"- tha Rama duke premtuar se brenda 300 ditëve të para të qeverisë së tij do i kthejë dinjitetin policisë.
“Premtoj se në 300 ditët e para të qeverisjes shqiptarët do të shohin me sytë e tyre një polici shteti që nuk e kanë më parë asnjëherë dhe në rrugët e rilindjes do të ketë prova të qarta të vënies së policisë së shtetit në shërbimin e tyre si një garanci për sigurimin e tyre. Nëse loja nuk shitet në kupolën e Ministrisë së Brendshme, skuadra e policisë fiton në cdo ndeshje me krimin dhe kriminelin”- tha Rama
RAMA: NOKA PO NGRE STRUKTURE PER MBAJTUR PUSHTETIN
Kreu i PS-së shkoi më tej duke e akuzuar ministrin Flamur Noka se po ngre struktura për të mbajtur pushtetin. “Noka merret vetëm me vendosje njerëzish e strukturash në funksion të zgjedhjeve. Së fundi është shpikur një funksio i ri i zv drejtor i rendit ku po vendosin njerëz që do të marrin rrogën e shtetit për të ndihmuar mbajtjen e shtetit”- tha Rama
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)