Presheva, rrokeri që po përfaqëson shtetin zviceran në Bullgari, por edhe Shqipërinë
Autori i Lajmit: red.
Është presidenti i një fondacioni humanitar, por kjo nuk e pengon për të qenë një rroker në karrierë. Xhemal Mehmeti apo Xhim Presheva, siç njihet ai, do të jetë përfaqësuesi i Zvicrës në festivalin e Bullgarisë, ku do të marrin pjesë këngëtarë nga disa shtete evropiane. “Do të këndoj gjermanisht, por ju siguroj se do të ketë edhe shqip në atë festival”, - shprehet këngëtari i muzikës rrok. Duke shprehur mirënjohje për përzgjedhjen si përfaqësues i saj nga Zvicra, këngëtari rrëfen përgatitjet për këtë festival prestigjioz. “Marrin pjesë shumë shtete dhe është pak a shumë si Eurovizioni, është diçka e ngjashme. Jam përgatitur shumë mirë dhe pres nga momenti në moment të prezantoj”, pohon më tej këngëtari.
Jeni rroker i njohur, por pak i pranishëm në media. Pse ndodh kjo?
Sepse këngën e kam hobby dhe jo profesion. .......
Pse nofka Xhim Presheva, doni të thoni se jeni lokalist?
Sepse jam nga Presheva, i lindur atje dhe e dua e nderoj vendin tim dhe jam pritur mirë, kudo që jam prezantuar. E thënë më shkurt, kur më kanë parë duke kënduar në ndonjë mbrëmje rinore apo program të ndonjë festivali, më kanë thënë: "Ja Xhim Presheva".
Nuk u përgjigjët, jeni i lokalizuar?
Jo. Nuk jam lokalizuar, kurrsesi. Nuk të sjell asgjë lokalizimi. Por, primare është që të duash veten, familjen dhe pastaj vjen shoqëria, sepse pa e dashur vendin tënd, nuk mund të duash tjetrin dhe ta respektosh. Nuk dua të filozofoj në këtë pyetje, por më e rëndësishme është se kudo që jam, ndihem krenar, se vij nga ajo pjesë e Peonisë Dardane. Nuk dua të nënvlerësoj të tjerët, ata që merren me këtë lloj pune që bëj edhe unë.
Jetoni në Zvicër dhe njëkohësisht, merreni edhe me muzikë, në zhanrin rrok. Sa pëlqehet ky zhanër artistik, kur dihet, se në diasporë po triumfon muzika tallava?
Kam bërë një kolazh me 12 këngë, që janë dëgjuar nga këngëtarë të mirënjohur, dhe në njërën këngë, e kam sqaruar, pse nuk këndoj tallava. Nuk dua të nënvlerësoj të tjerët, ata që merren me këtë lloj muzike, por unë nuk do të këndoja tallava. Më mirë po ju këndoj një pjesë të asaj kënge që ka të bëjë me tallaganë: "Më ka shkuar mendja me këndu tallava, por nuk dua të shitem për para". Prandaj, dihet se kjo kohë është tranzicion dhe nuk është e çuditshme të shohësh tallava kudo që shkon.
Keni realizuar një album para katër viteve dhe tani jeni duke punuar për një album të dytë. Do të na thoni diçka më shumë në lidhje me këtë album?
Po, patjetër që do t ju përgjigjem. Albumi i dytë që jam duke bërë gati dhe, pa dyshim se jam duke punuar shumë në këtë album, ka të bëjë më shumë me zhanër Pop dhe Rock dhe në ato këngë, adhuruesit e mi, do të kenë mundësi të dëgjojnë edhe një duet me këngëtaren apo një talente që premton shumë, Shqipe Avdiu, nga komuna e Bujanovcit, me të cilën edhe në "Nota fest 2008" konkurruam dhe morëm çmimin “Orkestrimi më i mirë”.
Sipas mendimit tuaj, më mirë të fitosh çmime apo të shprehësh talentin dhe të shpërthesh artistikisht në muzikë?
Është me rëndësi të marrësh pjesë në ndonjë festival. Madje, tani që do të marr pjesë në Bullgari është shumë mirë, sepse aty jo gjithkush ka mundësinë të shkojë. Natyrisht, që çmimet janë të mirëseardhura, por i dua me meritë.
Kur do të merrni pjesë në këtë festival në Bullgari, na trego diçka më shumë?
Më 8, 9 dhe 10 maj, do të jem në Bullgari për të përfaqësuar shtetin shumë mik të kombit tonë, Zvicrën, dhe shkoj me respekt të veçantë dhe jam shumë mirënjohës, që më kanë zgjedhur mua që të përfaqësoj këtë shtet dhe shihet qartë dhe është shembull edhe për të tjerët. E kam fjalën për ato shtete që nuk kanë traditë të demokracisë dhe shihet qartë, se Zvicra më jep mua mundësinë. Kjo më gëzon shumë dhe do të jem krejtësisht origjinal që do të këndoj shumë herë më mirë. Më duket sikur jam duke kënduar për flamurin tonë kombëtar. Kuptohet se shpirti më shumë shkon tek flamuri ynë, sepse jam shqiptar, por Zvicra e dimë të gjithë se na ka ndihmuar, po na ndihmon dhe do të na ndihmojë.
Si titullohet kënga dhe në çfarë gjuhe do të këndoni në këtë festival?
Kënga është në gjuhën gjermane "Ohne dich" dhe shqip "Jaranesha ime".
Sa këngëtarë do të marrin pjesë, ose sa shtete do të jenë prezent në këtë festival?
Marrin pjesë shumë shtete dhe është pak a shumë si Eurovizioni, është diçka e ngjashme. Jam përgatitur shumë mirë dhe pres nga momenti në moment të paraqitem.
Si bëhet votimi i këngës fituese?
Sipas informacioneve që kam, juria është ajo që i jep notën më të mirit. Por më me rëndësi është fakti se do të përfaqësoj Zvicrën dhe do të jem aty. Megjithëse do të këndoj gjermanisht, gjuha shqipe do të jetë prezente.
Ju kanë përkrahur mediat në këtë eksperiencë?
Nga natyra jam siç më shihni edhe ju, jo i zhurmshëm, ndoshta është edhe kjo ajo që nuk dua të njoftoj për këtë apo për atë eveniment. Dua që vetë mediat të interesohen dhe të shkruajnë dhe jo unë t i afrohem për njohje dhe për t u bërë yll. Sepse, për t u bërë yll, duhet të jesh vetvetja dhe jo të vraposh gjithnjë pas mediave dhe të jesh askush. Unë respektoj të tjerët dhe dua të respektohem. Kanë shkruar disa media, por nuk e di se sa e kanë ndjekur këtë ngjarje. Por, ju them sinqerisht dhe shpirtërisht, nuk vuaj për të dalë në media, e rëndësishme është që suksesi tek unë nuk do të mungojë sepse e dua punën time, e respektoj punën time dhe të të tjerëve.
Po në mbrëmjet rinore merrni pjesë në diasporë?
Po disa herë, por nuk i kam dhënë aq shumë rëndësi, sepse ka shumë rrokera në diasporë, por më shumë i jepet hapësirë llojit tjetër të muzikës apo antimuzikës, le ta gjykojnë ata që e njohin artin e muzikën. Unë e respektoj dhe e dua rininë tonë, sepse është shumë e shëndoshë dhe nuk kemi faj ne e as ata, por atë që dëgjojnë, sepse ajo i serviret më shumë, asaj i jepet mundësi dhe ajo paguhet dhe reklamohet më shumë. Këtu duhet që institucionet tona të shikojnë, sepse ka artistë të lindur dhe që bëhen, këtë e dinë, tani kemi shtetin e dytë shqiptar në Evropën Juglindore dhe shpresoj se do të mundohen kompetentët që të luftojnë kundër këtij kanceri të kulturës sonë shqiptare.
Jeni shumë i aktivizuar edhe në punë të tjera. Ju jeni presidenti i Fondit Humanitar “Kosova Lindore”, i cili po bën një punë të madhe humanitare. Na tregoni pak më shumë për këtë...
Sinqerisht ua them, se gjithë kohën jam në kërkim për të gjetur mundësi, se si të veprojmë në Preshevë e në rrethina ose në tërë Kosovën Lindore. Ai vend ka mbetur ndryshe nga të tjerët, ose e ka lotin në sy, por është krenar, sepse nganjëherë, njeriu qan nga gëzimi apo hidhërimi, por nganjëherë edhe për pamundësinë për të arritur diçka. Aty është disponimi e dëshira, por mungon mundësia. Kemi punuar dhe do të punojmë. Kemi një kryesi të shëndoshë, ka qenë e shëndoshë, nuk kemi inate, veprojmë sipas rregullave të mirësisë dhe ata që flasin dhe përgojojnë, atëherë do të zhgënjehen.
Shpresojmë që të keni sukses në Bullgari, në atë festival me renome ndërkombëtare dhe do të kemi rastin që të informohemi në lidhje me performancën tuaj atje, por mbi të gjitha, do të jeni ambasador i artit të Zvicrës dhe i shqiptarëve...
Po, faleminderit edhe një herë dhe suksese.
Ky lajm është publikuar: 06/05/2009