E Shtunë, 31 Tetor 2026

Preshevasit: Nuk do të rrimë duarkryq

(E plotësaur) Njëri nga ish komandantet e UÇPMB-së Lulzim Ibishi ka thënë se nuk përjashtohet mundësia e një konflikti të gjerë nëse autoritetet serbe tentojnë që me forcë ta largojnë lapidarin e UÇPMB-së në Preshevë.

Komandant Luli i ka thënë KTV-së se shqiptarët nuk do të rrinë duarkryq nëse Serbia përdor forcë për ta larguar lapidarin.

Ai ka kërkuar nga Prishtina dhe Tirana zyrtare që ta ngrisin zërin sa i përket lapidarin, ndërsa ka akuzuar kryeministrin serb, Ivica Daçiq që qëllimisht po tenton ta eskaloj situatën në Luginën e Preshevës.

---

Vendimi për lapidarian e UÇPMB-së, është prolonguar për nesër.

Jonuz Musliu, ish kryetar i Këshillit Politik të UÇPMB-së, pas takimit ka thënë se vazhdon të mbetet qëndrimi i njëjtë për lapidarin,por pritet që nesër të vendosët më konkret për çështjen e saj.

Takimi, i cili u mbajt pa praninë e mediave, e ku përpos përfaqësuesve politikë dhe institucionalë të Lugibës, atyre të OVL-së edhe përfaqësuesit e familjarëve të dëshmorëve të UÇPMB-së, për herë të parë morën pjesëedhe përfaqësues të OSBE-së, duket se i ka sjell të pranishmit në një dilemë për zhvendosje apo jo të lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së.

“Përfaqësuesit e veteranëve të UÇPMB-së dhe ata të familjarëve të dëshmorëve, do të ulen sonte së bashku dhe aty do të formohet një listë kërkesash, e cila do të jetë njëherësh listë nga e cila do të merret vendim konkret në takimin radhës që mbahet nesër”, ka thënë Musliu, transmeton RTK.
Ndërkaq, duke i komentuar dezinformatat e sotme të mediave serbe, Musliu ka pohuar të ketë shtim të forcave, por ai ka ftuar banorët e për ruajtje të gjakftohtësisë./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›