Përkrahësi i VV-së vdes derisa fliste në tribunë

Veterani i arsimit dhe aktivisti politik i angazhuar në Lëvizjen Vetëvendosje! Shyqri Sylejmani ka ndërruar jetë gjatë tribunës së LVV-së, në Viti.
“Gjatë debatit në tribunën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! të mbajtur në Viti, teksa fliste pasi që e kishte marrë fjalën, Shyqri Sylejmani, pjesëmarrës në tribunë, njëherësh përkrahës i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, pësoi një sulm kardiak dhe ndërroi jetë”, thuhet në njoftimin e kësaj lëvizjeje.
Ky subjekt ka shprehur ngushëllimet për njerëzit e afërt të të ndjerit.
Me këtë rast shprehim ngushëllimet tona më të thella, familjes, kolegëve dhe miqve të të ndjerit.
VV, ka anuluar të gjitha aktivitet e ditës.
“Pas këtij rasti tragjik, Lëvizja VETËVENDOSJE! anuloi të gjitha aktivitetet e saj, të planifikuara për sot”./Indeksonline/