E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nëndega e AAK-së në Rahovec kërcënohen me armë

Kuvendi zgjedhor i nëndegës së AAK-së në Pasasel të Rahovecit është shoqëruar më një skandal.

Derisa aty po mbaheshin zgjedhjet për kryetar të kësaj nëndege dhe procesi i votimit kishte përfunduar nga ku kishte dalë fitues i zgjedhjeve Islam Krasniqi, në vendin ku po mbahej mbledhja ka hyrë i armatosur Ruzhdi Krasniqi i cili është shofer i kryetarit të komunës Smajl Latifi.

Kryetari i sapozgjedhur Islam Krasniqi pranon se ka pasur kërcënime dhe sharje prej tij.
“Shoferi i kryetarit të Komunës Ruzhdi Krasniqi ka ndërhyrë me revole duke i sharë të gjithë delegatët dhe duke thënë se nuk i pranon këto rezultate”, ka thënë Krasniqi.

Komuna e AAK-së, për Rahovecin, në zgjedhjet komunale pritet të kandidojë Smajl Latifin ose Feim Fetoshit. Sipas burimeve, shoferi ka sulmuar me bindjen se kryetari i kësaj nëndege është ‘krah’ i kandidatit potencial Feim Fetoshit.

Kordinatori i zgjedhjeve të brendshme të kësaj partie, Valon Tolaj thotë se është i njoftuar lidhur me garën e madhë në këtë nëndegë.

“Rivalitet ka pasur, është garë e brendshme por nuk ka qenë aq shqetëuese ju dhe nuk ka qenë me karakter dramatizues”, ka thënë Tolaj për Indeksonline.

Ndërkaq, ai nuk e ka shpjeguar praninë e shoferit të kryetarit të Komunës në këtë Kuvend Zgjedhor.

“Nashta shoferi ka qenë i atij fshati.”, ka thënë Tolaj.

Kryetari i dalë prej këtyre zgjedhjeve e mohon. “Jo, ai nuk është i këtij fshati”, ka pohuar ai./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›