E Shtunë, 31 Tetor 2026

Analistët: Kalimi i Çekut në PDK për interesa personale

Agim Çeku ka thënë se është për parti të mëdha. Pasi mendon kështu dhe partinë të cilën e drejtonte ka dështuar që ta zgjerojë thotë se i nevojitet një parti e madhe. “Projektet e mëdha mund të realizohen vetëm në parti të mëdha”, ka thënë ai.

Ai nuk pranon se ka ndonjë problem tjetër me ish-partinë e tij.

“Nuk kam dashur ta dëmtoj as ish-partinë timë as AKR-në thjesht e kam bërë këtë veprim për një çështje më të madhe”, ka thënë Çeku.

Analistët ndërkaq, thonë se këtë e ka bërë për interesa krejtësiht vetjake.
“Vota mund të merrte vetëm me një parti tjetër dhe ky veprim është kryekëput për interesa personale”, ka thënë Driton Selmanaj për RTK-në/

Sipas tij, njerëzit e këtyre partive nuk kanë integritet. “Ndryshimi i partive me identitet krejtësisht të kundërta tregon se këta njerëz nuk kanë kurrfarë integriteti”, ka thënë Selmanaj./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›