E Shtunë, 31 Tetor 2026

Preshevë, Dacic hakmerret për ‘Limaj’, arreston 6 shqiptarë

PRISHTINE-Në një aksion policor, të ndërmarrë sot në Luginën të Preshevës, janë arrestuar gjashtë shqiptarë, të cilët, sipas agjencisë serbe të lajmeve FoNet, dyshohen për krime lufte të bëra në Kosovë.

Kjo agjenci citon burime të Ministrisës së Brendshme të Serbisë, të cilat pohojnë se aksioni po vazhdon dhe se ministri Ivica Daçic do t’i bëjë publike hollësitë në një konferencë shtypi në Vranjë.

Të enjten Daçic, duke reaguar për aktgjykimin lirues të Fatmir Limajt, të akuzuar për krime lufte ndaj serbëve dhe joshqiptarëve në Kleçkë, deklaroi se derisa të jetë ai në krye të MPB-së do të arrestojë secilin që ka bërë krime lufte dhe se “Prishtina, për këtë vendim të turpshëm nuk do të presë shumë gjatë për përgjgjen”.

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, aksionin e arrestimeve, por tani për tani, ka thënë se nuk ka informacione se për çka bëhet fjalë. Ai ndërkohë i ka thënë B92 se po bastisen shtëpi shqiptarësh në Tërnoc e lokalitete të tjera dhe se janë arrestuar shumë veta.

Janë bërë të paktën tetë bastistje në Bujanovc, Tërnoc dhe Breznicë. Thuhet se në mesin e të arrestuarve është dhe përkthyesi i OSBE-së.
Edhe agjencia e lajmeve Tanjug kofnirmon arrestimin e 6 personave.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›