Durrës, gjendeti varur një 46-vjeçar
DURRëS- Një person është gjetur i varur në punishten e tij sot në fshatin Arapaj, rreth 6 km nga Durrësi. Lajmi konfirmohet nga burime të policisë.
Mësohet se N.E, 46 vjeç, është gjetur nga familjarët e tij, i varur në punishten e marangozisë ku ai punonte, ngjitur me shtëpinë.
Mendohet se viktima është vetëvarur, ndërkohë që mësohet se natën e shkuar ai kishte fjetur në punishte. Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
(e.n/ata/BalkanWeb)