E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presheve,vritet deputeti shqiptar

Vritet ne rrethana misterioze Isuf Azizi, deputet i Partise shqiptare per Veprim Demokratik ne Komunen e Presheves ne jug te Serbise.Sipas policise vendase ai eshte qelluar me arme zjarri reth ores 22.30, para shtepise se tij ne fshatin Rahovice te Presheves.Nga te dhenat e para dyshohet se agresori ka qene i vetem ne momentin e vrasjes. Pervec aktivitet te tij politik , Azizi ka qene pronar i nje pike karburanti “Balona Petrol”, ne fshatin Biljaç ne Komunen e Presheves. Lugina e Presheves ndodhet ne jug te Serbise, 90% e popullise qe jeton ne kete zone eshte Shqiptare.Pjesetare te ketij kominiteti ne jo pak raste kane akuzuar Beogradin zyrtar , per diskriminim etnik.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›