E Diel, 1 Nëntor 2026

‘Shengen', arrestohen katër persona për falsifikim

Prishtinë -Pas një hetimi disamujor, hetuesit e Drejtorisë Kundër Krimit të Organizuar (DKKO) të Policisë së Kosovës, të premten kanë bërë një bastisje në dy lokacione – një në Prishtinë e një në Ferizaj. Për pasojë katër persona janë ndalur, si të dyshuar për kontrabandim me emigrantë, falsifikim të vizave dhe të dokumenteve zyrtare. Hetuesit e DKKO-së që kishin të dhëna se personat e dyshuar mund të merreshin me këto aktivitete të kundërligjshme operacionin policor e koduan me emrin “Shengen”.

Të përkrahur nga Njësiti Mbështetës Operativ i rajonit të Prishtinës dhe njësitet tjera të nevojshme, hetuesit gjatë kontrollit të shtëpive dhe objekteve përcjellëse gjatë operacionit kanë konfiskuar gjësende që mund të merren si prova gjatë procedurës penale si: 3 revole të llojit Beretta 6.35 mm; letërnjoftime; kërkesa për viza; pasaporta të ndryshme; formularë për aplikim për punësim etj.

Gjatë operacionit të koduar me emrin “Shengen” policia ka arrestuar katër persona:

1. G. Beshiri 1980 M
2. N. Beshiri 1974 M
3. V. Beshiri 1985 F
4. S. Osmani 1981 M

Në një komunikatë të Policisë së Kosovës, njoftohet se, varësisht nga rrjedha e procedurës hetimore mund të ketë edhe arrestime të tjera. /telegrafi/start

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›