E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bocevski: Në shtator ose nëntor vendimi për vizat

Shkup -Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Ivica Bocevski ka deklaruar sot se në shtator ose në nëntor, Këshilli i Ministrave të sjellë vendimin për heqjen e vizave për shtetasit e maqedonas. Nëse Këshilli i Ministrave gjatë kësaj periudhe miraton vendimin për heqjen e vizave, atëherë prej janarit të vitit të ardhshëm shtetasit e Maqedonisë do të mundët të udhëtojnë lirshëm dhe pa viza drejtë vendeve të BE-së.

Bocevski bëri të ditur se raporti i Komisionit Evropian me liberalizimin e vizave të premten ka mbërritur në Maqedoni dhe në të gjitha vendet e rajonit, ndërsa nga e hëna fillojnë konsultimet e brendshme midis vendeve-anëtare të BE-së në nivel të ekspertëve dhe të diplomatëve.

"Debati për Raportin do të zgjasë deri në zgjedhjet dhe pas zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, pas çka presim që nga fundi i qershorit ose fillimi i korrikut, KE-ja të dalë me propozim për ndryshim të rregullativës me të cilën do të mundësohet që Republika e Maqedonisë të hyjë në të ashtuquajturën lista e bardhë e shengenit ", tha Bocevski.

Ai tha se nuk është i mundur prolongimi këtij vendimi, sepse çdo vend i rajonit ka argument të fuqishëm moral kur kërkon liberalizim të vizave. Bocevski theksoi se procesin e liberalizimit të plotë të vizave nuk do ta pengojë as shteti fqinj Greqia. (ina/start)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›