E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenca Ministri i Jashtem takon Sekretarin e Pergjithshem te KE

Ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto zhvilloi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Europës, Thorbjon Jagland, ku u diskutua pikërisht për Presidencën e KiE-së. Pas takimit që patën mes tyre, Haxhinasto dhe Jagland dolën një konferencë të përbashkët për shtyp, ku nënvizuan pikërisht domosdoshmërinë e plotësimit të detyrimeve gjatë këtij mandati të kryesimit të presidencës. Madje, në këtë kontekst, vetë ministri jaxhinasto garantoi se Shqipëria gjatë presidencës së KiE-së do të realizojë detyrat e saj. Gjithashtu, sipas tij, gjatë këtij mandati vendi ynë do të ndikojë dhe më tej në bashkëpunimin Kosovës me vendet e tjera të rajonit dhe më gjerë, duke dhënë ndihmesë në proceset integruese të saj.  Nga ana e tij, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës, Jagland, pasi u njoh në takimin që zhvilloi me Haxhinaston për axhendën që ka përgatitur Shqipëria gjatë kryesimit të KiE-së, e vlerësoi maksimalisht atë. Njëkohësisht, përgëzoi dhe vlerësoi reformat për të drejtat e njeriut. Ndërkohë që një tjetër mesazh mjaft i rëndësishëm për klasën politike ishte dhe ai për zgjedhjen e Presidentit, ku sipas Jagland, për zgjedhjen e tij palët duhet të jenë bashkëpunuese.
 “Shqipëria është e angazhuar në realizimin e detyrave në KiE. Besoj mbështetjen e Shqipërisë për reformimin e KiE, sidomos për të drejtat e njeriut. Shpresoj që 6 muajt e ardhshëm do të jenë të rëndësishëm për Shqipërinë. Shpesoj që kreu i shtetit të zgjidhet në mënyrë bashkëpunuese dhe që të dalë nga një procedurë transparante. Është tërësisht në dorë të partive politike”, vuri në dukje Jagland. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›