E Diel, 1 Nëntor 2026

Anelka nisin pakenaqesite ne Kine

Futbollisti-trajner i Shanghai Shenhua, Nikolas Anelka ka deklaruar se zëvendësimi I tij I mundshëm në stol nga ish-trajneri i Argjentinës, Serxho Batista do të ishte një problem i madh. Mediat kineze kanë raportuar se 49-vjeçari mund të marrë drejtimin e skuadrës, që pavarësisht milionave të shpenzuara po vuan në kampionat, ndërsa Anelka do të kthehej vetëm në rolin e lojtarit.

Francezi, i cili u dëbua me bujë nga përfaqësuesja e “gjelave” gjatë Botërorit 2010, pas debateve të ashpra me trajnerin Rajmond Domenek nuk u shpreh aspak I kënaqur me këtë lëvizje të mundshme të klubit.

“Nuk e njoh kush është ky trajneri Batista. Nuk kam dëgjuar asgjë nga klubi, por mundësinë që ai të marrë drejtimin e skuadrës e kam mësuar nga mediat”, deklaroi Anelka, që u emërua edhe trajner në muajin prill, pas shkarkimit të Zhan Tigana.

“Përpara së gjithash unë jam një futbollist, por nëse klubi po punon për një project dhe nuk më lajmëron, ky do të ishte një problem në të ardhmen, pasi unë do të vazhdoja të isha pjesë e skuadrës. Megjithatë, dua të sqaroj se nuk ka asnjë problem komunikimi ndërmjet meje dhe klubit dhe nuk ekzistojnë teori si barrierat për shkak të gjuhës”, nënvijëzoi 33-vjeçari.

Me afrimin e Anelka në dhjetor 2011, që paguhet 300 mijë dollarë në javë, pritshmëritë e klubit kinez ishin të mëdha. Megjithatë, Shanghai Shenhua po vuan në këtë sezon, pasi ndodhet në vendin e 14-të në kampionatin me 16 skuadra, vetëm një pikë larg zonës së rënies nga kategoria. Edhe Anelka ka zhgënjyer, sepse megjithë nivelin jot ë lartë të futbollit kinez, sulmuesi ka shënuar vetëm dy gola.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›