Kodi Penal, në provë pakti PD-PS

Komisioni i Ligjeve
Komisioni i Ligjeve do të diskutojë sot mbi propozimet e PS-së për ndryshimet në Kodin Penal.
PS kërkon hetimin e Kryeministrit e ministrave pasi lënë detyrën.
Marrëveshja e 14 nëntorit mes PD-së dhe PS-së për miratimin e ligjeve me 3/5-at do të vihet edhe një herë sot në provë, kur të diskutohen ndryshimet e Kodit Penal. Komisioni parlamentar i Ligjeve ka caktuar në mbledhjen që do të nisë në orën 09:00 diskutimin e katër drafteve të qeverisë për këtë Kod, i fundit që ka ngelur ende pa u miratuar në Parlament. Paralelisht me këto drafte, në Kuvend është depozituar edhe një paketë amendamentesh nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, i cili u prezantua në një tryezë të zhvilluar ditën e premte. Amendamenti më i rëndësishëm i opozitës, i cili pritet të shoqërohet me debate në mbledhjen e sotme, është ai sipas të cilit Kryeministri dhe ministrat mund të hetohen për vendimet që kanë marrë edhe pasi të lënë detyrën. Kryeministri dhe ministrat, edhe pas mbarimit të detyrës, i nënshtrohen juridiksionit të zakonshëm për veprat penale të kryera gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre. Ministrat janë përgjegjës kolegjialisht për aktet e Këshillit të Ministrave dhe individualisht për aktet e institucioneve tyre. Përgjegjësia penale e Kryeministrit dhe e ministrave rregullohen me ligj të veçantë (pjesë përbërëse e këtij Kodi), thuhet në dispozitën që propozon PS-ja. Jo zyrtarisht, juristët e maxhorancës e kanë vlerësuar këtë ndryshim në Kodin Penal, të propozuar nga PS-ja si të panevojshëm, pasi në legjislacionin aktual zyrtarët e lartë (përfshi kryeministrin dhe ministrat) mund të hetohen për veprimet e kryera gjatë ushtrimit të detyrës, sikundër mund të hetohen edhe pasi të lënë detyrën. Megjithatë, në mbledhjen e sotme do të shihet se cili do të jetë edhe qëndrimi i maxhorancës. Një tjetër propozim i opozitës është ai që ka të bëjë me falsifikimin e statistikave zyrtare, dhe që u referohet pikërisht akuzave të saj ndaj INSTAT-it sa i përket shifrave të rritjes ekonomike. Falsifikimi i të dhënave statistikore zyrtare dhe administrative nga nëpunësi publik në ushtrimin e funksionit të tij zyrtar, dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë vjet. Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë apo ka sjellë pasoja të rënda në deformimin e tregut ose ekonominë e vendit, dënohet me burgim nga 2 vjet deri në dhjetë vjet dhe me gjobë nga pesëqind mijë deri në dy milionë lekë, thuhet në nenin 191/a që propozohet. Edhe në këtë rast juristët demokratë thonë se ligjet aktuale parashikojnë veprën penale të shpërdorimit të detyrës, që përfshin edhe falsifikimin e të dhënave zyrtare. Sipas rendit të ditës, fillimisht pritet të diskutohen ndryshimet e paraqitura nga Këshilli i Ministrave. Në këtë pikë, debati duket se do të zhvillohet në nenin që ka të bëjë me fyerjen dhe shpifjen. Maxhoranca ka propozuar që nenet 119 dhe 120 në Kodin Penal të shfuqizohen dhe kjo vepër të ngelet vetëm në Kodin Civil. Nga ana e saj, opozita ka propozuar që shpifja të vazhdojë të qëndrojë në Kodin Penal, por të hiqet dënimi me burg dhe të vendoset edhe masa e gjobës. Përhapja e qëllimshme e thënieve, si dhe çdo informacioni tjetër që dihet se janë të rremë, që cenojnë nderin dhe dinjitetin e personit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit. Po kjo vepër, kur kryhet botërisht, në dëm të disa personave ose më shumë se një herë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet, thuhet aktualisht në nenin 120 të Kodit Penal. Pika për të cilën PD-ja dhe PS-ja kanë rënë dakord, është shfuqizimi në Kodin Penal i nenit që ka të bëjë me shpifjen ndaj Presidentit. Sipas legjislacionit në fuqi, kjo vepër dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet, ndërkohë që pas miratimit të ndryshimeve, ajo do të hiqet nga Kodi Penal.
Bushati: PD pengon reformën parlamentare
Anëtari socialist i grupit të Punës për reformën parlamentare, Ditmir Bushati, akuzon maxhorancën se po pengon punën për ndryshimin e Rregullores. Në një prononcim për mediat, ai tha se thjesht nuk ka një vullnet politik nga ana e maxhorancës. Nuk janë bërë hapa solidë përpara, që ka të bëjë me rritjen e kontrollit parlamentar ndaj ekzekutivit, me vendosjen e burimeve njerëzore dhe financiare në dispozicion të jetës dhe aktivitetit parlamentar, në një mirëmenaxhim të jetës parlamentare dhe në një raport më të drejtë të kohës ndërmjet maxhorancës dhe opozitës, apo çështje që kanë të bëjnë me votimin e fshehtë në Parlament. Sipas tij Si burim frymëzimi, kemi rënë dakord bashkërisht që të jetë Rregullorja e PE-së, ku përcaktohet shumë qartë se mënyra e votimit është e fshehtë.
Xhafaj: Ligjet me 3/5 i votojmë brenda marsit
Nënkryetari i Komisionit të Ligjeve konfirmon qëndrimin e PS
Për kodet duhet të ketë proces, PD kërkon vetëm kartonin

Fatmir Xhafaj
Partia Socialiste konfirmon se do të votojë të gjitha ligjet me shumicë të cilësuar, me kushtin që ato të jenë sipas standardeve. Në një intervistë për Neës 24, nënkryetari i Komisionit parlamentar të Ligjeve shprehet se ndryshe nga qëndrimi i opozitës, maxhoranca kërkon që për këto ligje të ngrihet vetëm kartoni i miratimit. Ai tha se ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar, do të miratohen brenda muajit të ardhshëm, siç është parashikuar edhe në marrëveshjen e firmosur mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, më 14 nëntor 2011. Do ti qëndrojmë plotësisht marrëveshjes, që është bërë për shqyrtimin dhe miratimin e ligjeve me 3/5-at brenda muajit mars të këtij viti. Deri tani besoj që jemi korrektë, ajo që ne ndryshojmë është në fakt procesi, ne kërkojmë një proces për to, kurse maxhoranca, kryetarja e Kuvendit, Kryeministri kanë kërkuar thjesht karton, u shpreh Xhafaj. Sipas tij, situata në sistemin gjyqësor është alarmante dhe në veçanti në raportin e maxhorancës me Prokurorinë. Nënkryetari socialist i Komisionit të Ligjeve theksoi se për Shqipërinë nuk mund të ketë integrim në Bashkimin Europian pa një reformë europiane në drejtësi. Ne jemi shumë të shqetësuar për situatën në të cilën gjendet sistemi i Drejtësisë në tërësi, pushteti gjyqësor dhe Prokuroria në veçanti, raporti që ka aktualisht ekzekutivi dhe segmente të caktuara të maxhorancës me këto pushtete, gjë që efekton në marrëdhëniet që këto pushtete ndërtojnë me qytetarët, tha Xhafaj. Pak ditë më parë, kryetari i Grupit Parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, gjatë një diskutimi në Parlament akuzoi maxhorancën se nuk është e preokupuar të përfundojë reformën zgjedhore dhe atë parlamentare, të cilat janë pjesë e paktit të muajit nëntor. Duke qenë se proceduarat nuk janë zbatuar, nuk duhet ta kishit përfshirë në rendin e ditës. Ne kemi miratuar 3 marrëveshje për ligjet me shumicë të cilësuar, ku opozita është treguar korrekte për refo
