E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermani kancelarja Merkel humb Berlinin

Socialdemokratët kanë fituar bashkinë e Berlinit, duke mundur partinë konservatore të Merkel, duke i dhënë kështu kancelares humbjen e gjashtë në 7 zgjedhje të zhvilluara këtë vit. Këto janë rezultatet e eksitpolleve  pas përfundimit të votimeve në Gjermani.

Kryebashkiaku i Berlinit, Klaus Uajreit mer mandatin e tij të tretë pesë vjecar në koalicion me të gjelbërit. Rezultatet paraprake  thonë se socialdemokratët kanë marr 29.2 për qind të votave në kryeqytetin gjerman, i cili është një nga 16 landet e këtij shteti. Megjithatë, kjo paraqet një rënie të vogël të popullaritetit të socialdemokratëve krahasuar me zgjedhjet e 2006. Partia kristiandemokrate  e Merkel ka fituar 23.5 për qind, një rritje kjo krahasuar me 21.3 për qind krahasuar me ato të 2006.  Të gjelbërit fituan 18 për qind dhe partia e majtë 11.5 për qind. Supriza e zgjedhjeve ishte hyrja për herë të parë në Parlament e Partisë Pirate. E në fakt kjo parti është fituesja e madhe e këtyre zgjedhejve në Berlin. Ajo do të përfaqësohet për herë të parë. Kjo parti, e cila gjatë fushatës ka pasur në qendër të vëmendjes reformën për të drejtën e autorit, shërbim të lirë interneti për të gjithë, dhe mbrojtje të privacisë në internet, fitoi 8.6 për qind të votave.

Partnerët e koalicionit të kancelares kanë dale me rezultate më të dobta, duke mos arritur të kalojnë as pragun e pesë për qind të votave, të cilat nevojiten për të qenë pjesë e qeverisë.  Rezultatet e eksitpolleve thonë se Partia Demokratët e lirë ka fituar vetëm 2 për qind të votave.  Vlerësimet tregojnë se në zgjedhje kanë marr pjesë 59 për qind e berlinezëve, saktësisht 2.5 milionë, një rritje kjo krahasuar me 2006.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›