SHBA, taksë shtesë për të pasurit

Barak Obama po planifikon një taksë më të lartë për pasanikët amerikane, që fitojnë mbi 1 milionë dollarë në vit.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara synon të garantojë se ata do të taksohen po njësoj si amerikanët më pak të pasur. Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thane se ai do t`i bëjë publike detajet e propozimit të hënën kur të paraqesë planin afat-gjatë për të reduktuar deficitin buxhetor.
Siç raportojnë mediat, ai do të quhet “Rregulli Bafet” sipas investitorit miliarder Uorren Bafet, që pritet të përballet me një kundërshtim të fortë të republikanëve në Kongres.
Në fjalimin e tij të përjavshëm, Obama shpjegoi se planin prej 447 miliardë dollarësh për hapjen e vendeve të punës, që paraqet një reduktim të taksave për punëtorët dhe bizneset e vogla si dhe fonde për projektet e punësimit publik dhe shkollat nuk do t’i shtohet deficitit, por do të paguhet për të.
“Ky është një projet-ligj për dy gjëra të thjeshta, punësim për më shumë njerëz dhe më shumë para për ata që punojnë”, tha Obama.