Totozani: Të merren masa për kthimin e emigrantëve
Korçë- Avokati i Popullit, Igli Totozani, ka kërkuar integrimin e emigrantëve shqiptarë të kthyer nga Greqia në shoqëri.
Gjatë një takimi të zhvilluar në qytetin e Korçës ai ka kërkuar që të ndërtohen strategji për akomodimin e tyre dhe të bëhet trajtimi me ndihmë ekonomike.
Ai u ka bërë thirje edhe pushtetit vendor por edhe ministrive që të marrin masa në ndihmë të emigrantëve, pasi kjo nuk është vetëm kompetencë e Bashkisë.
Ai ka folur edhe për të burgosurit që po vuajnë dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë, ku është shprehur se në institucionin e Avokatit të Popullit nuk ka ankesa nga këta të burgosur.
Më herët Totozani ka zhvilluar një takim në Pogradec, ku ka dëgjuar ankesat e qytetarëve dhe është takuar me kryetarin e Bashkisë, Artan Shkëmbi.