Bilanci fals, Morati dhe Galiani në prokurori

Prokurori i Milanos, Carlo Nocerino ka kërkuar paraqitjen pranë zyrës së tij presidentin e Interit, Massimo Moratti, zëvendëspresidentin zikaltër Rinaldo Ghelfi, ish-administratorin e deleguar të Interit, Mauro Gambaro dhe zëvendëspresidentin e Milanit, Adriano Galliani, në lidhje me hetimet për bilance false të dy skuadrave të futbollit. Lajmi jepet nga burime gjyqësore italiane, të cilave u referohet agjencia Reuters.