E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenca polake e Bashkimit Evropian: Lajme të mira për integrimin e Shqipërisë, zgjedhjet u finalizuan sipas ligjit

16-07-2011 / Gazeta 55

Zyrtarë të lartë të Presidencës polake të Bashkimit Evropian shprehen se zgjedhjet në Shqipëri u finalizuan sipas procedurave legale ligjore, duke mos rënë kështu "pre" e lojërave politike që mund ti nxirrnin ato jashtë standardeve ndërkombëtare.


Presidenca e BE, shprehet optimiste për të ardhmen Evropiane të vendit tonë, ndërsa s’kursen kritikat ndaj opozitës, për mos dhënien e konsensusit parlamentar në miratimin e reformave.


“Kemi lajme të mira për integrimin e Shqipërisë në Evropë. Ndonëse jo aq të mira për procesin zgjedhor. Por unë nuk dua të shprehem për këtë. Ka patur opinione pozitive dhe të mira për procesin e integrimit në disa seminare në Shqipëri. Prioritet i presidencës tonë është një Europë e hapur dhe ne shpresojmë të vazhdojmë procesin e zgjerimit. Në presidencën tonë ne duam të sjellin energji dhe optimizëm. Unë jam optimiste. Zgjedhjet ishin një proces kompleks, është mirë që u zgjidh sipas procedurave legale dhe jo sipas lojërave politike, por për fat të mirë, çdo gjë është futur në rrjedhën normale tani. Kjo është gjëja më pozitive që ne kemi konstatuar”- u shpreh në Bruksel një zyrtare e Presidencës polake të Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›