E Diel, 1 Nëntor 2026

Tifozi i vrarë, organizohet shoqata “Gramoz Palushi”

Rikthehet në memorien kombëtare emri i Gramoz Palushit, djaloshit 20 vjeçar i cili u vra në vitin 2004 nga huliganët grek, pas festimeve nga ana e tij me flamurin kombëtar shqiptar në rrugët e Greqisë.

7-vjet pas vdekjes së tij, shoqata "Flamuri Kombëtar Gramoz Palushi”, në tre vjetorin e krijimit të saj na sjell në kujtesë aktin heroik të Gramoz Palushit, ndaj përuljes së tij për flamurin kuqezi. Në fjalën e rastit, zv. Presidenti i Shoqatës Namik Selmani deklaroi se veprimtaria e shoqatës do të jetë në funksion të paqes dhe nxitjes së fqinjësisë së mirë.
 

Në këtë aktivitet, mbajti fjalën e rastit edhe kryetari i komunës Paskuqan i cili ndërmori nismën e tij duke i vendosur një gjimnazi në këtë komunë, emrin e "Gramoz Palushit". Në këtë aktivitet, mbajtën fjalën përshëndetëse ne nder dhe respekt ndaj figurës së Gramoz Palushit, një sërë intelektualësh.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›