Policia greke bllokon 130 kilograme bime narkotike me prejardhje nga Shqiperia

Policia greke e Igumenices tha se ka bllokuar rreth 130 kilograme bime narkotike me prejardhje nga Shqiperia. Policia ka arrestuar dy persona njeri prej te cileve shqiptar per kete trafik. Nderkaq ne qytetin verior grek te Janines policia thote se ka goditur nje rrjet te trasportimit te veprave antike.
Policia greke e Igumenices tha se ka bllokuar nje sasi te madhe lendesh narkotike me prejardhje nga Shqiperia. Rreth 130 kilograme bime narkotike hashashi u bllokua ne afersi te qytetit te Igumenices fqinj me Shqiperine.Poilcia greke tha se nje shtetas grek qe po e transprotonte me nje autoveture te marre me qera lenden narkotike nga kufiri shqiptar u arrestua.
Policia greke arrestoi me pas edhe nje shtetas shqiptar ne Athine i cili nga hetimet e para rezultoi si personi prites i lendes narkotike.Trafiku i hashashit vazhdon te mbetet problem per njesite kufitare shqiptare dhe greke. Veprimtaria e trafikanteve rritet ndjeshem gjate sezonit turistik per shkak te rritjes se kerkeses per llojet e ndryshme te lendeve narkotike sidomos prej turisteve qe mberrijne si ne brigjet shqiptare edhe ato greke.
Nderkaq ne nje njoftim tjeter policia greke e Janines bllokoi dy shtetas greke te cilet po hetoheshin per trafik te monedhave te vjetra. Policia e Janines perdori agjentet e saj per tu hequr si bleres te mundshem te antikave me nje oferte prej mbi 300 mije dollare dhe me pas u kryen edhe arrestimet thane burimet zyrtare. Disa dhjetera monedha prej ari dhe argjendi te bllokuara ne shtepite e dy shtetasve greke i perkasin periudhes otomane.
Autoritetet policore greke po hetojne nese antikat e gjetura jane zbuluar ne Greqi apo jane pjese e nje trafiku nderkombetar me Shqiperine fqinje. Gjate viteve te fundit Shqiperia ka pasur mjaft probleme si me humbjen e mjaft prej veprave te artit sidomos te ikonografise edhe te objekteve te siteve arkoelogjike. Tre vjet me pare autoritet munden te kthenin nga Athina dhe nga Roma tre statuja por numri i veprave te grabitura eshte ne disa dhjetera