E Diel, 1 Nëntor 2026

Dogji flamurin shqiptar, serbi kërkon arrest shtëpie

BEOGRAD- Ivan Bogdanov, ultranacionalisti serb që dogji flamurin shqiptar në 12 tetor të vitit 2010 në stadiumin Luigi Ferraris të Genovës në ndeshjen midis Italisë dhe Serbisë ka kërkuar nëpërmjet avokatëve të tij masën ‘arrest shtëpie’.

Sipas mediave vendase, kërkesa është bërë dy ditë më parë përmes avokatit mbrojtës të tij Nemanja Govedarica, me pretendimin se Bogdanov, se ai është mbajtur dy muaj padrejtësisht në burg.

“Ai është dënuar dhe e ka kryer dënimin e tij të burgut në Xhënova. Nuk ka arsye për të patur frikë që ai do të përsërisë veprën për të cilën ka qenë i akuzuar”, - deklaroi avokati mbrojtës i ultranacionalistit, Ivan.

Avokati ka argumentuar se klienti i tij nuk përbën rrezik për komunitetin ndaj për këtë arsye kërkesa e ij duhet të merret parasysh, por Prokuroria e ka refuzuar një pretendim të tillë.

Me 8 mars të 2011 'Ivani i tmerrshëm' u akuzua për veprën: rezistencë të rëndë ndaj forcave të rendit dhe për dëmtime të rënda. Bogdanov pati mbuluar fytyrën me maskë në ndeshjen e 12 tetorit, por pak orë pasi pamjet e tmerrshme të dhunës së tifozëve serbë u transmetuan në të gjitha mediat e botës.

Për këtë akt gjykata e Genovës e dënoi me 3 vjet dhe 3 muaj burg, por në maj të këtij viti ai u ekstradua në atdhe për të vuajtur dënimin në Serbi.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›